Prof. Dr. Elmaz Sherifi: “Erdhi si shpëtimtar, po iken si shkatërrimtar” !

336
Sigal

Eshte mesuar me dhurim pushteti. Prandaj mendon dhe ka bindje, se vetem ai duhet te qeveris.
Nanua e beri minister, pa asnje kontribut politik. Meta e mbeshteti te behej kryetar bashkie, kur edhe brenda partise e akuzonin se kishte shperdoruar detyren e ministrit dhe se kishte abuzuar me tenderat e fasadave. Partia Demokratike inicoi nje komision hetimor dhe ministerja qe e zevendesoi e depozitoi dosjen e abuzimeve ne Prokurori. Por, grupi socialiste i komisionit hetimor e mbrojten.
Sa mori mandatin e dyte te kryetarit te bashkise u be anetare i PS dhe brenda muajit kerkoi te behej kryetar i partise. Konkuroi dhe nuk mori as votat e delegateve qe firmosen te ishte kandidat. Humba betejen, por jo luften- tha, dhe e shnderroi funksionin e kryetarit te bashkise ne biznes politik,qe ta merrte me cdo cmim kreun e PS, dhe te behej kryetar i forces me te madhe politike.
Punoi me shtab drejtues qe PS t’i humbte zgjedhjet parlamentare te 2005, madje nga padurimi doli si kryetar bashkie me megafon ne dore kunder qeverisjes socialiste. Amoralitet i madh politik e njerezor, por ishte brenda moralit te tij. Duhej marre PS, se si thonte, komunistet shtypi sa te duash, ata per partine do votojne.
Teza e tij per mbulimin e qellimit, perse duhej bere kryetar i partise socialiste, me cdo cmim, ishte “qe t’i jap fund sherrnajes politike Berisha-Nano” !
Doreheqja e Nanos, krijoi kushtet qe t’i dhurohej pushteti partiak. E filloi me “politiken e re”, me mentalitetin e anarkistit dhe te sundimtarit. Deklaronte se nuk jam politikan, por jam misionar. Filloi percarjen e PS. Qe ne 2008 bera shkrimin dhe paralajmerova socialistet se Rama ka mision ta shkaterroj partine socialiste. Nuk pranonte te bente koalicion me LSI, se pretedonte se do hynte ne histori si strategu qe i mundi i vetem, Berishen, Nanon dhe Meten, por i humbi zgjedhjet parlamentare ne 2009. Grupi i tij mbeshtetes ndryshoi edhe statutin, qe t’i dhurohej perseri pushteti partiak.
Beri koalicionin me LSI-ne dhe realizoi endrren e berjes kryeminister. Prandaj filloi luften kunder te gjitheve dhe e mori ne doren e tij “timonin e tepsine”. Por duke qene i pangopur me pushtet e pasuri i duheshin te gjitha pushtetet e shtetit, qe te kurorezohej perandor, per te qeverisur gjate. E ka nje te mire. Nuk i fsheh qellimet. Deklaroi se dua te qeveris deri me 2030.
Prandaj i duhej te eleminonte edhe opoziten. Ngriti kurthe politike dhe ia mberriti qellimit. Opozita dorzoi mandatet dhe ai u’a dhuroi mandatet grupit listar te “ferrave e murrizave”, me kushtin, qe te artikulonin si opozitar e te votonin si maxhoritar. Organizoi zgjedhjet vendore ne 2019 pa opoziten dhe krijoi parti opozitare e cila u fut ne zgjidhet vendore, pa u regjistruar si subjekt politik nga Gjykata e Tiranes.
Ka ditur te luaj edhe me faktorin nderkombetare.
Tani nderkombetaret e njohen se cfare perfaqeson, dhe e kane vendosur ne “darren shternguese”, duke kushtezuar hapjen e negociatave, me plotesimin e standardeve demokratike ne qeverisje. E kuptuan lojen e tij dhe e detyruan me 14 janar te themelohej Keshilli Politik, me status te vecante. Platforma e Keshillit Politik u miratua edhe ne Kuvendin e Sajuar te Rames. Sipas platformes Komisioni i Reformes Zgjedhore dhe Kuvendi i Sajuar jane te detyruar te miratojne projektet e miratuara me konsensusin e paleve. Keshtu u miratua me 5 qershor marreveshja qe u firmos edhe nga Rama. Kur kuptoi se me ate marreveshje e humbet pushtetin, lajthiti, e nuk pranonte ta miratonte. Presioni u rrit nga Europa e SHBA. I kapur si “ujku ne cark”, po “ha kembet e tij”. Do ndryshoj kushtetuten, qe te heq koalicionet parazgjedhore, deklaroi anarkisti. Arrit deri aty sa te jap spjegime se kush e krijoi Keshillin Politik, u be “anetare konsultative” dhe kur nuk i’u pergjigj Basha, deklaroi se Keshilli Politik, nuk do te mblidhet me.
I tmerruar nga humbja e pushtetit deshiron te eleminoj koalicionet parazgjedhore dhe te themeloj partine e re opozitare e cila sipas tij, eshte opozita reale, per te legjitimuar zgjedhjet parlamentare.
Pra per zgjedhjet vendore krijoi Bindjen, per zgjedhjet parlamentare do krijoj Partine e Beses.
Ky mjeshter i anarkizmit institucional erdhi ne politik si shpetimtar dhe do iki nga politika si shkaterrimtari i moralit politik,i kushtetuteshmerise, institucioneve te shtetit dhe si percaresi me i madh i shqiptareve. Ngriti padi kunder kryeministrit Haradinaj, pse ishte kunder projektit te shkembimit te territoreve shqiptare ne Kosove. Me politikat e tij te dhurimit te pasurive shteterore kompanive qe e mbeshtetesin per mbajtjen e pushtetit, i ka varferuar shqiptaret te cilet jane populli me i varfer ne Ballkan. Taksat nuk mjafton te paguhen interesat e boseve te PPP. Borxhi ka mberritur mbi 80 perqind e do te jet lak ne fyt edhe per niprit e sterniprit. Rinia shqiptare e priti si shpetimtar dhe po largohet nga Shqiperia se kane humb besimin.
Ndersa ky i lumtur do te ndryshoj edhe kushtetuten pa konsensus, qe te qeveris gjate, shume gjate. Aq eshte marrosur, sa ndryshimet e legjislacionit zgjedhor i beri me marreveshje, kushtetuten do e ndryshoj pa marreveshje. Rrena e “listave te perdredhura” bind vetem grupin e ri politik maxhoritar te “ferrave e murrizave”. Ajo u sajua qe te garantoj Ramen e miqte e tij. Ky eshte akti me i pa moralshem dhe me ofendues per votuesit shqiptare. Populli shqiptar kishte te drejte zgjedhje individuale vetem me sistemin zgjedhor qe ishte deri me 2008, kur ky Rame e shkaterroi. Deshiron t’i jap fuqi votes se tij, le te rikthehemi te ai sistem. Rame ! Misioni juaj ka mbaruar. Erdhe si shpetimtar po iken si shkaterrimtar !