Miratohet në Këshill Bashkiak, nga sot Ura Vajgurore do të quhet Dimal, ndryshimi i emrit për ta kthyer qytetin në destinacion turistik

326
Sigal

Nga sot Bashkia e Urës Vajgurore do të quhet Dimal pas zbulimit të qytetit antik në kodrat e qytetit. Prej 1 viti kryebashkiakja Juliana Memaj ka punuar për këtë gjë e cila u arrit sot në Këshillin Bashkiak me 19 vota pro.

Por ndryshimi i emrit bëhet edhe për ta kthyer qytetin tashmë afër rrënojave të qytetit antik në një destinacion turistik kulturor dhe arkeologjik. Po ashtu ky ndryshim ka ardhur jo nga një vendim i njëanshëm i Bashkisë por nëpërmjet konsultimeve me qytetarët e kësaj Bashkie të cilët në shumicë kanë qenë pro vendimit për ndryshim emri.