Ish diplomati Hajro Limaj: Ja përse u votua kundër Erdoganit

17
Sigal

 Nga Hajro Limaj

Ish diplomat ushtarak ne Turqi

Para 10 muajsh Turqia ishte në zgjedhjet e përgjithëshme.Ato u fituan nga partia me kryetar Erdoganin.Kushtet e atyre zgjedhjeve nuk kishin ndryshim të madh me keto të tashmet.Por në këto zgjedhje që u bënë mbas 10 muajsh  nuk u votua Erdogani dhe ndryshoi krejtësisht tabloja.

Përse?

Sepse qytetarët që përballen me problemet e mëdha ekonomike nuk panë ndryshimet që prisnin dhe e paralajmëruan qeverinë për jetë gjatësinë e saj.

Ishte një paralajmërim serioz.

Më I rëndësishmi I këtyre faktorëve,ishte ndikimi dhe influenca e pensionistëve dhe e rinisë.

Nuk u përmirësua ekonomia familjare. Varfëria dhe Inflancioni në rritje.Korrupsioni galopant.Kandidatëtë të pa merituar, qëntë e rrugëve të pa kontrolluar. Zgjedhësit ishin të lodhur.Tre zgjedhje njëra pas tjetres; 14 Maj, 28 Maj  të vitit të kaluar dhe tani 23 Mars. Përfundimi; zëmërimi I pensionistëve u hodh në kuti,atyre ju bashkuap të rinjtë dhe gratë.Kjo ishte një grushtë “ I rëndë”,por I merituar  për Erdaganin dhe partinë e tij .Liria e shtypit dhe të drejtat demokratike të njeriut.

Një përfundim kaq I rëndë nuk pritej,por ata që e prisnin këtë përfundim ishin përgatitur ,sepse Erdogani nuk e kishte mbajtur premtimin,vecanërisht  për vështirsitë ekonomike që përballen shtresa të gjëra të popullsisë.

Nga 61 430 934 qytetarë me të drejtë vote morën pjesë 78.55 % e tyre,48 256 117 votues, nga te cilat 2 210 016 u vlersuan të pa vlefshme.

Partia kryesore opozitare, CHP mori 37.75 %, 17 385 867 vota,ndërsa partia e Erdoganit,AKP mori 35.48 %, 16 339 297. 11 % e votuesve të kësaj partie nuk morën pjesë në zgjedhje. Pra opozita ka marrë mbi 1 milion vota më shumë.

Nga 26 bashkitë e mëdha 14 bashkitë kryesore i mori opozita: Stambollin, Ankranë, Izmirin, Antaljan, Bursën etj, pothuajse te gjithe Turqinë Qendrore dhe Perndimore.E njëjta gje ështe edhe ne bashkite e vogla.

Ishte nje reagim I domosdoshem,bile I vonuar i një pjese te popullsisë turke që banon kryesisht ne rajonet rurale për rikthimin e Turqisë në shtetin demokratik,ligjor dhe laik te Ataturkut, e cila deri ne vitet 2002 po I afrohej plotësisht Bashkimir Europian.