Kastriot Islami: Mashtrimet e Rames per koalicionet e listat konkuruese

404
Te nderuar miq…
ja cfare thashe te ABC NEWS; per me shume saktesi do te vendos linkun e intervistes qe shpresoj qe ta kem nga personeli i ABC News…
Mashtrimet e Rames per koalicionet e listat konkuruese
I. Shkelje e rende e procedurave
• Eshte nje ndryshim i njeanshem i sistemit zgjedhor, pa konsensus dhe pa pjesemarrje te opozites, duke shmangur keshillin politik…
• Eshte nje ndryshim ne shkelje te rende te marreveshjes se 5 qershorit…
• Eshte nje shkelje e rende e Kodit Etik per zgjedhje te lira e te ndershme te Komisionit te Venecias ku kerkohet me shume se 1 vit kohe para zgjedhjeve qe te behen ndryshime ne sistemin zgjedhor…
• Eshte nje shkelje e rende e nje prej 15 kerkesave te Keshilit Europian per hapjen e negociatave te BE me Shqiperise; Merkel e dha dje mesazhin e izolimit te Rames e te Shqiperise duke e shperfillur Ramen ne Berlin…
• Kjo shkelje e rende vjen pas shkeljes se rende te Kushtetutes per amendimin e saj, ne mungese te GJK dhe te heqjes se mundesise per ti kaluar keto ndryshime ne referendum…
• Kjo shkelje e rende vjen pasi ndryshimet kushtetuese jane kryer nga nje parlament antikushtetues me 122 deputet nderkohe qe kushtetuta percakton qarte se kuvendi perbehet nga 140 deputete…
II. Mashtrimet per thelbin/permbajtjen e ndryshimeve
• Listat nuk hapen ne realitet, ato jane pothuajse teresisht te mbyllura…e te ngrira, ose me sakte renditja e kryetarit te partise do te jete praktiksht e pandryshueshme…
• Partite e vogla defavorizohen nga ky ndryshim…sidomos nga pragu kombetar prej 3 perqind…dhe beteja e tyre del qartas qe eshte bere qe Rama te mbylle koalicionet e te mbylle listat…duke i bere qoka koruptive nese ata s’reagojne…
• Zgjedhja e nje kandidati nga partite e vogla eshte gati i pamundur sepse penalizohet nga formula e ndarjes se mandateve me d’hondt, nga pragu kombetar 3 % dhe listat e mbyllura pengojne motivimin e shume kanditeve nga partite e reja dhe te vogla…
• Me shume gjasa numri i partive te reja do te jete inekzistent ne parlamentin e ardhshem… ose do te percaktohen disa kokrra te blera nga Rama…
• Cilesia e deputeteve do te varet nga lista e kryetarit te partise, te tjerat do te jene genjeshtra e demagogji.
• Me konkretisht:
 Listat e kandidateve te partise depozitohen ne KQZ te renditura pra te mbyllura nga kryetari i partise…
 Votuesit e kane shume te veshtire te ndryshojne kete renditje dhe ne kete kuptim listat jane te ngrira ose te mbyllura… ndonese duket sikur teorikisht ekziston nje mundesi…
 Sepse votuesit kane te drejte te votojne 1 subjekt dhe 1 kandidat, ose 1 parti dhe me shume se 1 kandidat ose vetem partine… prandaj kandidati mund te ndryshoje renditjen vetem kur zgjedhesit do te mund te votonin vetem partine dhe nje kandidat dhe ne kete rast kandidati duhet te grumbullonte nje sasi votash qe eshte nga 10-20 mije vota, pra pak me shume se sasia mesatare e votave te grumbulluara nga partia per cdo mandat…
 Bejme nje llogari… nese nje deputet llogaritet per 30 mije banore dhe pjesemarrja eshte 50 perqind atehere kandidati per te ndryshuar renditjen e vendosur nga kryetari i partise duhet te marre rreth 10-15 mije vota…Nese votuesit votojne me shume se nje kandidat, renditja ne liste praktikisht nuk ndryshon, pra listat rezultojne te mbyllura… dhe te pandryshueshem nga zgjedhesit…
 ka shume gjasa qe kryetari i partise dhe kandidatet ne krye te listes te bejne thirrje qe votuesit te votojne ose vetem partine…ose me shume se 1 kandidat sepse keshtu eshte interesi I tyre dhe per rrjedhoje listat te mbeten te pandryshuara
 E gjithe kjo procedure e komplikuar per te ruajtur pothuajse te mbyllura listat behet vetem e vetem per te mos lejuar konkurimin e koalicioneve…dhe menduar te percahet opozita…per me teper qe individet e vendosur nga Rama ne krye te listave te pandryshueshme jane te diskretituar dhe qytetaret jane te neveritur me ta…e madje i urrejne..
 Menyra e votimit dhe numurimit te votave rezulton shume e komplikuar… e pakuptueshme per votuesit..
 Me shume gjasa votuesit nuk do ta kuptojne sistemin e ndryshuar dhe do ta konsiderojne ate jo legjitim…. Ato do te zgenjehen vetem kur te mesojne ne 15 prill rezultatin zgjedhor ose me sakte kur te mesojne se cili individ eshte zgjedhur…por atehere do te jete shume vone…ne kete rast ka shume gjasa qe vendi te destabilizohet…
Perfundimisht
1) Qytetaret do te shikojne perseri deputete kukulla, oligarke dhe kriminele e trafikante te urryer tashme prej tyre por te imponuar me mashtrime nga Rama…
2) Shume kandidate te partive te vogla apo partive te reja do te marrin disa vota por do te zgenjehen se nuk do te mund te fitojne mandate…
3) Populli pavaresisht se ka kerkuar lista te hapura e parti te reja do te shikoje pothuajse te njejtat forca politike ne kuvend dhe po te njejtet personazhe qe i duken sot te neveritshem dhe te urryer… sepse praktikisht me ndryshimet e bere eshte bere me i veshtire roli i zgjedhesve per te vendosur per perberjen e parlamentit…
4) Pavaresisht iluzionit qe po ju krijon Rama ne mashtrimet e reja… dhe do te vazhdoje me banden e tij te hajduteve, krimineleve, kukullave perverse dhe te medias klienteliste…e verteta nese qytetaretg nuk reagojne masivisht do te jete e hidhur…
Sigal