Rilindja, “kundër” Aristotelit antik!

661
Sigal

Qamil Gjyrezi
Aristoteli tek libri “Politika” ka shkruar: “Politika është nevojë njerëzore e thellë dhe njeriu bëhet njeri vetëm, nëse merret me politikë”. (Aristoteli 384-322 “Politika”). Çdo analizë objektive e Politikës së Aristotelit të shpie në përfundim, se mendimet e tij mbi politikën, janë brilante, ndonëse idealiste dhe ai, sikurse dhe Platoni, e konsideroi politikën si fenomen “gjithëpërfshirës” dhe asgjë sipas tij nuk mund të krahasohet me politikën për nga rëndësia dhe sublimacioni! Aristoteli mendonte se jashtë bashkësisë politike mund të jetojë kafsha ose “perëndia”, vetëm qenia që është përmbi ose nën nivelin e qenies njerëzore! (“Politika” Aristoteli).
A prezantuan “modele” njerëzore sublimimi “Rilindja” dhe Edi Rama, apo “modele” vjedhjeje dhe antinjerëzore politike?!
Nëse ka qeveri në Evropë dhe Rajon që ka hedhur poshtë tezën e Aristotelit se: “Njeriu bëhet njeri vetëm nëse merret me politikë”, është Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij në 6 vite të Rilindjes! A mund të konsiderohen “njerëz”, Saimir Tahiri, Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Elisa Spiropali, Taulant Balla, Fatmir Xhafa etj., që jo vetëm politika nuk i bëri njerëz, por i ktheu në “antinjerëz” dhe i vodhën dhe mashtruan për 6 vite njerëzit e këtij vendi, shqiptarët?! Në historinë e politikës evropiane dhe rajonale ka politikanë dhe sisteme politike si fashizmi, nazizmi, Sllobodan Millosheviç që kanë bërë krime dhe teorikisht nuk e vërtetojnë tezën “aristoteliane”, mbasi i kanë bërë dëme të mëdha popujve dhe njerëzve në përgjithësi! Edhe në Shqipëri para dhe pas viteve 90-të ka pasur ministra dhe drejtues shteti që kanë bërë “korrupsion”, por ata nuk kanë arritur deri në këtë pikë që ta “zhvlerësojnë” njeriun! Një politikan, opinionist në një panel e krahasoi Edi Ramën me Enver Hoxhën?! Më duket me vend krahasimi, por edhe në diktaturë, pavarësisht “krimeve” kundër njerëzimit dhe dhunës, ka pasur “ca” individë, drejtues të shtetit që kanë shfaqur ndonjë element “njerëzor”, kanë qenë “pak më” socialë! Edhe qeveria Nano nuk mund të krahasohet me këtë “soj” të qeverisurit “antinjerëzor” siç po bën Edvin Rama. Sipas “teorive aristoteliane” është ndërtuar i gjithë mendimi perëndimor dhe politika perëndimore! Në shumë vende të Evropës gjatë zhvillimeve demokratike në histori teoria e Aristotelit është zbatuar shumë mirë. Politikanët evropianë dhe ata amerikanë kanë prezantuar modele të pakrahasueshme në shërbim të njerëzve dhe komunitetit! Prandaj kanë arritur zhvillim ekonomik dhe demokratik të madh, ku njerëzit kanë një rëndësi të madhe! Në katërvjeçarin e parë të qeverisë së Rilindjes u shfaqën elementët e parë të “sistemit oligark” që donte të ndërtonte Edi Rama në mandatin e dytë dhe më pas në të tretin, etj!? Me ndihmën e oligarkisë rajonale dhe parave të drogës Edvin Rama bleu zgjedhjet e vitit 2017! Nga një anë fliste për “Kazanë pushteti, nga ana tjetër po krijonte shtetin më të rrezikshëm në historinë politike, atë të oligarkisë! “Oligarkia (nga greqishtja olígos), që do të thotë ‘pak’ dhe (arkho), që do të thotë (“të sundojë ose të komandojë’) është një formë e strukturës së pushtetit në të cilën pushteti qëndron me një numër të vogël njerëzish” (Wikipedia. 2019). Aristoteli shkruan tek libri Politika: “Një lloj i oligarkisë është ai në të cilin fitohen funksionet e pushtetit në bazë të censit aq të madh sa që njerëzit e varfër edhe pse janë shumicë nuk marrin pjesë në të drejtuarit e shtetit, mirëpo ai i cili fiton (pronë të caktuar) mund të marrë pjesë në drejtimin e shtetit”. (Aristoteli “Politika” f.136). 2400 vjet përpara Aristoteli shkruan për rolin e oligarkisë në Greqinë antike. Edhe Rilindja dhe Edi Rama me krijimin e oligarkisë në Shqipëri, njerëzit janë varfëruar shumë dhe nuk marrin pjesë në të drejtuarit e shtetit. Rilindja e oligarkëve e tregoi qartë dhe dukshëm që nuk ka të bëjë aspak me anën “njerëzore të politikës” gjatë protestave të PD-së dhe opozitës. Ministri “besnik” i Edvin Ramës, Sandër Lleshi, përdori metoda “antinjerëzore” kundër njerëzve dhe opozitës që protestojnë kundër neo-diktaturës së Edvin Ramës. Gazi lotsjellës, dhuna policore dhe burgosja e opozitës nuk kanë të bëjnë me anën njerëzore. Këto metoda prezantojnë elementë “antinjerëzorë”, të një qeverie oligarkike që po “jep shpirt”! Prandaj dorëheqja e kësaj qeverie dhe zgjedhjet e lira, duhet të sjellin një qeveri demokratike që mendon dhe punon për njerëzit, me Lulzim Bashën si kryeministër, me elementë njerëzorë, perëndimorë dhe demokratik pro-evropianë! Mendimi “Aristotelian” është zbatuar në Evropë dhe SHBA, duke prezantuar modele njerëzore politikanësh! Ja disa “modele” politikanësh evropianë dhe amerikanë në shërbim të njerëzve dhe komunitetit! Abraham Linkoln, Franklin Delano Roosevelt, George Washington Thomas Jefferson, Theodore Roosevelt, Woodrow Wilson, Harry S. Truman, Konrad Adeanuer, Willy Brandt, Angela Merkel, Helmut Kohl, Jacques Chirac etj., etj. No commentssss!