Zonja e lirisë përballë jagove mediatik të oborrit të KM-së

677
Sigal

Nga Ilir Demaliaj

Dje në emisionin Open në Top Channel ishte një përballje rreth Summit-it të Berlinit.

Sa për të dhënë një mendim përmbledhes që është thënë… u tha…. u debatua… jo vetëm në Open, por edhe në studio të tjera dhe media. Ajo çka duhet pranuar përtej gazermave politike ku militojnë debatuesit opo rrogësit mediatik në shërbim të pushtetit si privilegjues pushteti dhe jo si pushtet i katërt, duhet pranuar dhe lexuar realiteti i këtij summit-i në Berlin me dinjitetin dhe integritetin e qëndrimit dhe ndëshkimit real të këtij summit-i ndaj treshes, Vuçiç, Thaçi, Rama dhe të katërtës Mogerini, si një grusht për korigjimin e kufijve të Kosovës.

1. Duhet pranuar qe ky summit i vuri kapakun një marveshje që qarkullonte prej dy vjetësh si “mrekullia” e Ballkanit dhe zgjidhja e vetme dhe paqsore në Ballkan, e kjo do të thotë në mes shqiptarëve të shtetit të Kosovës dhe serbëve.

Përpos takimeve dhe bisedimeve të “hapura” dhe atyre jo protokollare dhe në fshehtësi të treshes Thaçi, Vuçiç, Rama, për dy vjet dhe përfaqsueses europiane Mogerini, e cila ishte pale me të tre, por kundër subjekteve të tjera politike në Kosovë dhe në masë kundër vullnetit të Kosovës, Kancelaria Merkel dhe Presidenti Macron i lane të treve dhe Mogerinit, “derrin maç” në dorë, duke e mbyllur këtë kuti “pandore ballkanike” mes këtyre aktorëve politik që historia do të gjykoj dy aktorët shqiptarë.

Siç tha zonja e lirisë Tahiri, Mogerini kishte hyrë në një rrugë me këta tre aktorë: Vuçiç, Thaçi, Rama, duke shkelur të gjitha normat dhe duke dalë jashtë binarëve dhe parimeve europiane.

Sot, sëpaku duhet t’i jepet e drejta të gjithë atyre që prej fillimit kundështuan këtë plan të korigjimit të kufijve që do të ishte një shpërthim I fuçisë barotit në Ballkan. Kjo do të krijonte prap gjakderdhje dhe probleme për Europën, me vale të reja refugjatësh, mjaft I ka dhe këto që po I sjellin trazira gjithë BE-së sa është në dyshim tashmë dhe vetë ekzistenca e me tejshme e Europës si UNION.

2. Ky summit nuk kishte të bënte aspak me çeljen e negociatave. Fatkeqsisht negociatat për Shqipërinë pas qëndrimit të Hollandës një javë më pare, krizës politike dhe ekonomike, korrupsionin dhe mungesën e mosfunksionimin e institucioneve, kontrollin e krimit të organizuar dhe strehën e këtij krimi në Shqipëri, pastrimin e parasë së krimit të lidhur me shtetin dhe administratën shqiptare, duket se: negociatat për Shqipërinë janë lënë për në kalendat greke, atëherë kur BE do të ketë rënë si gurët e dominosë me zhvillimet që po ndodhin por që do të jenë dhe më dramatike në të ardhmën edhe për shkak të korrupsionit në administratën dhe strukturen e BE-së, por edhe aleancave në zhvillim të Europës me Kinën dhe Rusinë, që këto qënrime të Europës bien ndesh me qëndrimin e administrates Trump, thonë analistët amerikanë.

Por nuk ishte ky qëllimi I këtij shkrimi. Ajo çka mua më krijoi pështjellim dje në emisionin OPEN e cila ishte e turpshme, e paburrë e pa-profesionalizëm gazetarie, e pa pike pavarësie dhe integriteti, ishte sjellja mjaftë banale e cila kaloi deri në neveri e Alfred Pezës dhe Alban Dudushit ndaj zonjës së lirisë Edita Tahiri.

Sëpari si grua, se këta rililindasit mburren shumë me gratë qe i “respektojnë” ato !

Së dyti, të një zonje me një karierë të gjatë politike diplomatike për pavarsinë e Kosovës për 35 vjet, atëherë kur rrezikohej jeta nga makineria kriminale serbe që kishte nën okupim Kosovën. Edita Tahiri është ndër pionieret e para të pavarsise Kosovës. Atë kohë, Presidenti Kosovës sot Hashim Thaçi, ishte në Zvicër ka merret hajni e me droga.

Për eksperiencën diplomatike prej 30 vjetësh dhe negocimet e shumta që ka bërë për çeshtjet e Kosovës me kancelaritë europiane dhe Washingtonin, por edhe për dijen dhe studimet e vlersimet që ka në këtë fushë, pa folur për prejardhjen dhe historinë e saj familjare, mendoj se sëpaku, polemika dhe debati nga gazetarët Peza dhe Dudushi, duhet të ishte më me nivel, më me klas dhe më dinjitoze përballë zonjës edhe pse mund të mësonin diçka sëpaku nga dinjiteti dhe integriteti i një njeriu që “ndjek idetë dhe jo li-derrat”.

Kush ta bënte këtë, Peza? Kush është statusi i Pezës sot?
Gazetar? Ish deputet? Njeri me çeshtje të pushuar për 1 milon dollar të investuara në Bankën Credins nga drejtësia e Rilindjes, që Peza gjatë emisionit I tha zonjë së lirisë Tahirit, që “reforma më e madhe që ka bërë Shqipëria sot, është reforma e drejtësisë.” me prokurorinë e Lajes që pushon çeshtjen e 1 milonshit të pajustifikuar si burim të Pezës?!! Apo thjeshtë një bori e KM, i cili i dha shkallët Pezës ku të bënte 1 milion?!!

Ky burizan i partisë është profesionist në rënien e burive. Këtyre burive, Peza, i binte deri sa i dilte gërmazi i fytit në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve pa asnjë lek, por vetëm për kapelen me yll dhe kapotën ushtarake.
Në shkurt të 1991, Peza sëbashku me yjet begase dhe me kallashnikovë në dorë, donin të vendosnin monumentin e Enver Hoxhës në Shkollën e Bashkuar të Oficerave të idhullit
të tij në qëndër të Tiranës, aty ku e rrëzoi qytetaria e Tiranës dhe e tërhoqi zvarrë. Peza ishte gati në 20 shkurtin e 1991 që të vriste qytetarët e Tiranë duke shkrehur kallashnikovin me thirrjet histerike të yjeve begase për bronxin e diktatorit.

Këtij burizani të vjetër të partisë, sot e justifikoi që i del gërmazi duke u çjerrë studio në studio si artopolant i Ramës, për 1 milion që i dha mundësinë Rilindja. Sinqerisht ti gëzojë. Peza është një cirongë para peshkaqenëvë që rrethojnë kryepeshkaqenin Rama.

Më erdhi keq për Dudushin, megjithë detyrimet që ka si gazetar I TOP KM-së, për hir të qytetarisë duhet ta kishte pëmbajtur veten përpara zonjës së lirisë Edita Tahiri dhe mos ti lëshohej si një çakall me skuqje fytyre dhe iritime të panevojshme i një burri përpara një zonje.

Po i lemë menjëanë bindjet dhe këndvështrimet, qendrimet, intresat dhe jesmenët dhe jagoizmin ndaj pushtetit dhe çengelëve mbas qafe të grupimeve, që mund të shpreheshin, por jo në një mënyrë vulgare dhe tepër të ulët për të fituar pikë tek shefi.

Në këtë drejtim zonja Tahiri i dha një mësim të mire me klasin, mënyrën e të folurit, delikatesën e ironise dhe argumentat që i ka nga eksperienca dhe kualifikimi, karakteri që e ka formuar ndër beteja dhe dashuria për vëndin e saj Kosovën, bëri të duken liliputë të neveritëshëm jo vetëm dyshen Peza-Dudushi, por edhe studion dhe ata mbas kuintave dhe në ekranet e TV-ve në zyrë apo shtëpi që jargaviteshin nga lumturia e shefit që ca bureca mundoheshin të intimidonin një zonjë vetëm pse është kundër shefit të tyre.