Sirianët përleshen me thika në Durrës, ka të plagosur

284
Sigal

Një grup sirianësh është përleshur përgjakshëm në rrugët e Durrësit mbrëmjen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur tek mbikalimi i Urës së Dajlanit teksa një person ka mbetur i plagosur.

Dyshohet se një nga sirianët e përfshirë në sherr është goditur me thikë në qafë dhe është plagosur rëndë.

Mësohet se ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit teksa është pa ndjenja momentalisht. Por ndërkohë duket se sirianët janë kthyer në një problematikë për Durrësin, teksa shihen në rrugët e qytetit dhe në lulishte duke lypur apo me plagë në gjymtyrë.