Plagosja me thikë e sirianit në Durrës, policia jep detaje për ngjarjen

Policia ka dhënë informacion për plagosjen e një siriani në Durrës. FIllimisht u raportua për një sherr me thika, por sipas bluve, shtetasi sirian ka tentuar vetëvrasjen.

Sipas njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për një vetplagosje dhe se siriani në fjalë në kushte të rënda psikologjike ka dëmtuar veten me thikë në dorë.

Sigal

“Më datë 12.09.2020, rreth orës 21:00, në lagjen nr.4, Durrës, tek Rruga e Re e Portit, dyshohet se i ndodhur në kushte të rënda psikologjike ka dëmtuar veten me thikë në dorë, shtetasi sirian A.A., i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.