Tentativë rrëmbimi në Elbasan? Vajza hap derën pas marrjes me forcë në makinë

583
Sigal

Një tentativë rrëmbimi është shënuar këtë mesditë në qytetin e Elbasanit. Ka pasur një sherr mes dy të rinjve, të cilët janë konfliktuar në rrugë dhe duket se kanë pasur një raport dashurie mes tyre.

Vajza është futur me forcë në makinë nga ana e të dashurit të saj, ndërsa ka ndërhyrë policia pas njohjes me rastin.

Është bërë shoqërimi i dy të rinjve në komisariatin e policisë Elbasan, ku po merren në pyetje për situatën e krijuar mes tyre dhe hetimin e plotë të kësaj çështjeje.

Po hetohet nëse kemi të bëjmë realisht me tentativë rrëmbimi apo një situatë e rëndë konfliktuale mes dy personave të përfshirë.