Bilanci i dy muajve të fundit/ Ndërrojnë jetë 100 mjekë e infermierë nga pandemia e koronavirusit në Itali

353
Sigal

Vetëm dy muajt e fundit në Itali kanë vdekur 100 punonjës të shëndetësisë, për shkak të epidemisë së koronavirusit.

Federata Kombëtare e Urdhërave të Mjekëve (FNOMCeo) ka listuar 103 mjekë, të cilët janë infektuar me Covid-19 teksa ushtronin detyrën e më pas janë sëmurur dhe kanë vdekur.

Kjo listë përfshin edhe mjekët e dalë në pension, të cilët qeveria i thirri në muajin shkurt për të ndihmuar në ndalimin e epidemisë në rajonin e Lombardisë.

Instituti Italian i Shëndetësisë hamendëson se rreth 10 për qind e të infektuarve nga koronavirusi në Itali janë punonjës të sistemit shëndetësor.

Çka nënkupton se të infektuari mund të jenë rreth 14 mijë punonjës.

Mediat italiane kanë raportuar edhe për 30 infermierë të cilët kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit.

Prej muajit shkurt 17 669 persona të semurë me Covid-19 kanë vdekur duke e bërë Italinë shtetin me më shumë viktima në botë.

Aktualisht qeveria italiane po mendon shtytjen edhe me 2 javë të masave kufizuese të cilat ishin vendosur deri më 13 prill, ndërsa ekonomia duket se është goditur rëndë.