Pas furtunës së mbrëmshme dita e enjte parashikohet me diell, sa do të shkojnë temperaturat

310
Sigal

Shërbimi meteorologjik ushtarak ka njoftuar se dita e nesërme, e enjte, 20 gusht 2020 do të jetë e kthjellët me vranësira kalimtare në orët e mesditës.

Ndonëse gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme moti ishte me shira të dendur, sot dita ka vijuar po ashtu e kthjellët dhe duke se tashmë ditë me diell na presin.

Temperaturat pritet të shkojnë nga 31 deri në 33 gradë celsius.

“Dita e enjte parashikohet me mot të kthjellët, vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore.

Era nga veriperëndimi me shpejësi 1-10m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare hera-herës deri në 12-18m/. Valëzimi i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

vendet malore 17°C deri në 31°C

vendet e ulëta 19°C deri në 35°C

vendet bregdetare 18°C deri në 33°C”, njofton SHMU.