Presidenti Meta takim me Merkel në Mynih: Dha mesazhe të qarta

489
Sigal

Presidenti i republikës z.Ilir Meta është në një takim në Gjermani, ku takoi edhe Kancelaren e Gjermanisë Angela Merkel.

Meta me anë të një postimi në facebook tregon mbi takimin me Merkel, ku Kancelarja dha mesazhe të qarta se uniteti europian dhe partneriteti Trans-Adriatik është themel i sigurisë dhe lirisë që gëzojmë sot

Ja postimi i Presidentit Meta:

Mesazhe të forta dhe të qarta të Kancelares Angela Merkel sot në Konferencën e Sigurisë në Mynih Mësimet e nxjerra që nga koha e pas Luftës II Botërore mbeten po aq aktuale sot: uniteti europian dhe partneriteti Trans-Atlantik në themel të sigurisë dhe lirisë që gëzojmë sot. Marrëveshja e Prespës, një nga arritjet më të rëndësishme në fushën e sigurisë gjatë kësaj kohe.