Protesta/ Qytetarët çajnë kordonin e policisë

462
Sigal

Tensionohet protesta para Kryeministrisë, protestuesit kanë çarë kordonin e policisë dhe kanë hipur në pjesën e sipërme. Ata kanë hedhur molotov dhe shishe me benzinë, ndërsa kanë shyqer mbulesën e skelës me hekura të vendosur para Kryeministrisë. Policia, e cila ka qenë e paarmatosur është tërhequr.

Opozita e Bashkuar proteston sot kundër qeverisë “Rama”. Prej më shumë se një muaji, partitë opozitare kanë thirrur shqiptarët në protestë në kryeqytet për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama dhe për t’i hapur rrugë krijimit të një qeverie tranzitore që do të përgatisë vendin për zgjedhje të parakohshme parlamentare, që sipas opozitës do t’i hapë vendit rrugën e integrimit.

Policia ka paralajmëruar se në protestë ka persona me precedentë penalë dhe ish-të dënuar për krime të dhëna që do të përdorin dhunën por opozita e ka mohuar duke thënë se elementët kriminalë janë në qeveri.