Makina humb kontrollin dhe përfundon disa metra poshtë rrugës, humb jetën shoferi

209
Sigal

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Cerujë të Matit, ku mësohet se një makinë ka humbur kontrollin dhe ka rënë disa metra poshtë rrugës.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shoferi, shtetasi me iniciale P.M.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Mat/ informacion paraprak

Me datë 10.01.2022, në fshatin Shkallë, Cërujë, Mat, shtetasi P. M., duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin duke rënë disa metra poshtë rrugës dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po hetohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.