FOTO/ Çifti i të moshuarve nga Korça fitojnë betejën me koronavirusin, dalin nga spitali

344
Sigal

Ka dalë nga Spitali Infektiv në Tiranë, çifti i moshuar nga Korça, infektuar nga koronavirusi. Të dy me fitore, të shëruar.

Lajmin e dha Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu: “Nënë Sanija dhe gjysh Izedini, çifti i të moshuarve nga Korça, që erdhën në spitalin infektiv në gjendje të rënduar, sapo kanë lënë spitalin të shëruar. Deri tani 76 pacientë janë shëruar nga COVID-19.”