EMRI/ U aksidentua dy ditë më parë në Malësi të Madhe, ndërron jetë 19-vjeçari

203
Sigal

Ndërron jete 19- vjeçari Ladimir Bushati nga Malesia e Madhe i cili u aksidentua dy ditë më parë ne fshatin Palvar.

Mjeti me te cilin ai udhëtonte doli nga rruga duke përfunduar ne nje kanal. I riu ndodhej nën kujdesin e mjekëve ndërsa sot ai ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë më dt 21.01.2022 ditën e aksidentit

Më datë 21.01.2022, rreth orës 15:35 në aksin rrugor Shkodër-Hani Hotit, në fshatin Palvar, Malësi e Madhe, mjeti tip Citroen, me drejtues shtetasin L. B., 19 vjeç banues në fshatin Gjormë, Malësi e Madhe, ka dalë nga rruga, dhe për pasojë drejtuesi i mjetit është dëmtuar, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut te kesaj dalje nga rruga.