Durrës, 28 vjeçari i vë flakën vetes

766
Sigal

Një 28 vjeçar ka kryer aktin ekstrem këtë pasdite teksa ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetëdjegur me benzinë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1 në qytetin bregdetar. Aktualisht i riu me inicialet R.P ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Policia shprehet se tentativa e vetëvrasjes erdhi pas disa momenteve të rënduara psikologjike.

Më datë 06.06.2018, rreth orës 16:00, në lagjen Nr. 1 Durres, është vetëdjegur shtetasi R.P. 28 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak ka qenë gjendja e rënduar psikologjike. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.