Aksident në aksin “Korçë-Pogradec”, makina përplas motomjetin! 2 persona dërgohen në spital

32
Sigal

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pasditen e sotme në afërsi të Maliqit. Një makinë “Ford” me drejtuesin B.J. ka përplasur motorin me drejtues F.M., 17 vjeç.

Si pasojë e përplasjes është plagosur drejtuesi i motorit si dhe pasagjeri i tij, A.K., 17 vjeç. Të dy adoleshentët janë dërguar në spitalin e Korçës për mjekim.

Ndërsa me drejtuesin e Fordit po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Njoftimi i Policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 19.11.2023, rreth orës 18:10, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Veliternë, Maliq, automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin B. J., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin F. M., rreth 17 vjeç.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi F. M. dhe pasagjeri i motomjetit, shtetasi A. K., 17 vjeç, të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës.

Me drejtuesin e automjetit B. J., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.