‘Xibraka’, vjen përgjigjia gjermane “Në laborator prodhohej kokainë”

526
Ekspertiza e autoriteteve gjermane konfirmon se në laboratorin e Xibrakës kryehej procesi i përpunimit dhe përftimit të kokainës së pastër. Ky fakt konfirmohet për A1report nga Prokuroria e Krimeve të Rënda e cila sqaron se dy ditë më parë në Shqipëri ka mbërritur përgjigjia e analizave të kryera nga pala gjermane, e cila ka ekzaminuar pjesë nga materili përzjerës i sekuestruar në Xibrakë.
Sipas analizave, autoritetet gjermane kanë bërë të mundur të identifikojnë se në perzjërsin e sekuestruar ka gjurmë kokainë, kjo e konfirmuar më parë dhe nga analizat e laboratorit të Ministrisë së Brendshme.
Më 14 janar të këtij viti Policia e Shtetit në operacionin e koduar “Xibraka” prangosi 9 persona, dhe sekuestroi rreth 40 kg kokainë të pastër dhe afro 400 kg perzjerës.
Mes të arrestuarve në këtë operacion ishte dhe Emral Hoxha nipi i ish diktatorit Enver Hoxha si dhe dy shtetas kolumbian të cilët ishin sjellë në Shqipëri për të kryer procesin e përpunimit dhe përftimit të kokainës. Aktualisht hetimet për këtë laborator mbeten të hapura ndërsa 9 të arrestuarit qëndrojnë me masën e sigurisë arrest me burg. 
Sigal