Zjarr në uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh, lëndohet një punëtor

630
Një zjarr ka rënë në ambientet e përpunimit të naftës në Ballsh. Mësohet se nga zjarri është lënduar një 53-vjecar me inicialet L.Y , i cili është punëtor i uzinë. Zjarri ka rënë në repartin e ‘Koksit’ dhe janë djegur mbetjet toksike të naftës. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendngjarje.
“Sot rreth orës 07:20, në Uzinën e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, në repartin e “Koksit” ka rënë zjarr (digjen mbetjet toksike të naftës). Si pasojë e zjarrit është dëmtuar lehtë shtetasi L.Y, 53 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Mallakastër (punëtor i këtij reparti), i cili po merr mjekim në spital. Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit, i cili është vënë nën kontroll. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”- thuhet në njoftimin e policisë.
Sigal