Fier/ Shkatërrohet grupi kriminal i shpërndarjes së drogës, arrestohen 5 persona

420
Policia e Fierit në sajë të një operacioni antidrogë të koduar “Sharan”, ka mundur të shkatërrojë një grup kriminal të shpërndarjes së drogave të forta, duke vënë në pranga pesë persona dhe sekuestruar 241 doza lende narkotike e dyshuar Kokaine.
Burime nga policia bëjnë të ditur se të arrestuarit janë shtetasit, Elorjan Bani, 36 vjeç, banues Kuçove, Alboren Zhuka,24 vjeç, banues Kuçove, Dritan Curraj ,45 vjeç,banues Vlorë, Ladi Konomi,55 vjeç, banues në Fier, Gezim Serdani, 47 vjeç,banues në Fier.
Tre shtetasit e parë u kapën në flagrancë me një sasi prej 241 dozash lende narkotike te dyshuar Kokaine, me peshe 241 grame, lende te cilen e kishin blere nga dy shtetasit nga Fieri. Gjatë kontrollit të policisë, 5 të arrestuarve iu gjetën dhe sekustruan në cilësinë e provës materiale dy automjete, nje shume prej 3100 Euro,200 dollarë dhe 98000 lekë.
Materialet në ngarkim të tyre i janë referuar prokurorisë për hetime të mëtejshme për vepren penale “Prodhim e shitje te narkotikeve kryer ne bashkepunim”.
Sigal