Suplementi Pena Shqiptare/ Liljana Shkodrani: Nëse ju kam lodhur shumë

214
Sigal

Më në fund një ndërgjegjësim i qytetëruar mendova , vërtetova dhe shijova kur pash dje në ditën internacioale të grave që pjesa më e madhe e urimeve vinin prej meshkujve, e jo vetëm për nënat motrat e bashkëshortet e tyre, po në hapësirë më të gjerë , bile shumica , miq virtual.

Meriton përgëzim e falenderim special, kjo mirëedukatë. Gjithkush jep kontributin e tij social në atë që bën e që i dedikohet. Në rastin e poetëve kjo shprehet nëpërmjet vargjeve. UnË nuk do desha të hymnizoja gjithë euforinë e bukur, që sjell me vehte kjo ditë, mbrëmjet, bashkime grupesh në zbavitje me limite të limituara ashtu si vetëm gratë dinë të bëjnë. E zgjodha të jem në vend të grave Ukrainase që po vuajnë ferrin e luftës. Nuk harroj kurrë dhunën mbi gratë. Nuk harroj kurrë STOP, kundër dhunës mbi to. Sot po ju besoj të lexoni një poezi (e kërkoj falje nëse ju kam lodhur,po nuk mbakam dot fjalën dhënë vetes për të mbyllur gojën e poezisë time). Pra, ju lutem të ndaleni pak në poezinë për ato gra, që nuk munden as të imagjinojnë një fragment lirie, si në Shqipërinë tonë po dhe jashtë kufijve, si psh, ç’fat u qëlloi 6 vite më parë 200 vajzave të rrëmbyera në Nigeri nga Boko (H)Aram, e nënat që po përshkojnë Mesdheun pa ditur në do arrijnë në destinacion. Nënat në zi për fëmijët që u kanë ikur, nënat me fëmijët larg, që e fundit gjë që mendojnë është zbavitja e tyre. Gratë e Ukrainës, gratë në luftën e heshtur në Yemen, Siri e gjetkë. Gratë viktima të feminicidios, vrasjes së grave -S O S-. Pra: me optimizëm  shpresoj ditë më të mira të vinë për këtë liri që ja kanë mohuar.

 

Progresi i erës

 

Njohja e parë me keqkuptime

paditur si t’i riparonte.

Nuk i erdhi në një muzg të ikur dimri,

as kur hëna rrëshkiste e drojtur.

I la mavinë e pabesisë,

takimi me kë do shkoqiste të nesërmen ashtu si dinte.

Ndonjëherë qasej në ofezat e një gjuhe,

kur me shigjeta helmi goditej pa përfillur shpirtin,

që s’dinte të apelonte hetimet.

Se kopaçja e shamatës ku qe rritur

digjej në përulje të bindur

dhe po të mungonin mirëkuptimet,

pas tërkuzës së ngjarjeve

u çan qarqet e heshtjes!

Nuk e fali kush s’njihte

asnjë presje të gjuhës njerëzimit.

Ajo, vendosi të ngjizë shpirtin në erë të largët,

ku.çoroditi dhe vegimet.

Bashkë me bëlbëzimet e kulloshtrës mjaltë,

bile-bile parakalojë prag qielli:

thirri grimcat e forcës së lotëve të mbetur

të atyre që progresi i erës në

besën e mykur dot s’i depërtoi.