Kryegjyshi Botëror Bektashian, Dede Edmond Brahimaj, shtron iftar, për Muajin e Madhërueshëm të Ramazanit

197
Sigal

Nga Nuri Çuni
Sekretar i Përgjithshëm
i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane

“Dede Edmond Brahimaj: Në këtë darkë iftari, uroj përzemërsisht edhe vëllezëritë tanë katolikë dhe të gjithë besimtarët katolikë, prezent së bashku me vëllezërit myslimanë, të cilët sot kremtojnë të dielën e pashkëve katolike, pashkë të bekuara e të lumtura për të gjithë. T’i bashkojmë lutjet tona për paqe, mirësi, dashuri mes nesh e të na lumturohet shpirti në këtë ditë me harmoni fetare, dhe në lutje të përbashkët. Ky iftar dhe lutjet tona qofshin të pranuara nga Zoti i Lartë dhe tryezat qofshin gjithmonë të mbushura me ushqim, me njerëzit e zemrës dhe Lutjet e Zotit! Zoti na bekoftë të gjithëve ! Amin!”


Iftari u bë në “Resort-Naono”. Merrnin pjesë, besimtarë, klerikë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi; funksionarë të lartë shtetëror e vendorë; ambasadorë e diplomatë të huaj në Tiranë, drejtues të medias së shkruar e televizive.

Besimtarë e miq të shumtë, të ftuar nga Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, mbrëmjen e ditës së dielë, 17 prill 2022, u mblodhën së bashku në mjediset e kompleksit “Resorty-Nano”, në iftarin e shtruar për Muajin e Madhërueshëm të Ramazanit. Në këtë iftar, përveç besimtarëve, merrnin pjesë klerikë bektashianë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut; kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Haxhi Bujar Spahiu, krerë të tjerë të besimeve fetare në Shqipëri, apo përfaqësues të ortodoksëve, katolikëve, ungjillorëve; krerë apo përfaqësues të komuniteteve myslimanë nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi etj… Merrnin pjesë ambasadorë të përfaqësive diplomatike apo diplomatë të vendeve të ndryshme, Ambasadorja e SHBA Yuri Kim dhe diplomatë të përfaqësive të tjera; funksionarë të lartë shtetëror e vendorë; drejtues të mediave të shkruar e televizime, gazetarë;, biznesmenë etj… Miqtë u pritën nga Dede Edmond Brahimaj, ku mes të cilëve, veç përshëndetjeve dhe urimeve të rastit, u zhvilluan edhe biseda të ndryshme.

“T’i bashkojmë lutjet tona për paqe, mirësi, dashuri mes nesh e të na lumturohet shpirti në këtë ditë me harmoni fetare, dhe në lutje të përbashkët. Ky Iftar dhe lutjet tona qofshin të pranuara nga Zoti i Lartë dhe tryezat qofshin gjithmonë të mbushura me ushqim, me njerëzit e zemrës dhe Lutjet e Zotit! Zoti na bekoftë të gjithëve ! Amin!”

Pas riteve të rastit, të pranishmit në darkën tradicionale të iftarit, i përshëndeti Kryegjyshi Botëror Bektashian, Dede Edmond Brahimaj. Ndër të tjera, ai pohoi: “Bismilahi Rrahmani Rrahim! Në emër të Zotit Fuqimadh e mëshirëshumë! Të nderuar kryetar e përfaqëues ,vëllezër të komuniteteve fetare në Shqipëri! Të nderuar përfaqësues të institucioneve qeveritare dhe shtetit Shqiptar, të nderuar përfaqësues të Trupit Diplomatik të akredituar në Shqipëri! Të nderuar profesorë, studiues, akademikë! Të nderuar pjesëmarrës, të ftuar e besimtarë, që agjëroni! Ju faleminderit përzemërsisht, që u bëtë pjesë e kësaj tryeze iftari, që jo vetëm na bënë besimtarë myslimanë të devotshëm, por na bashkon me njëri tjetrin vëllazërisht, shpirtërisht dhe bënë që paqja, harmonia, e dashuria të mbizotërojë në çdo tryezë pas një dite agjërimi. Në këtë muaj të Shenjtë të Ramazanit, një muaj ku muslimanët gjejnë një ndjenjë paqeje, shërimi shpirtëror dhe testojnë forcën dhe përkushtimin e tyre ndaj Zotit mblidhemi së bashku në lutje, lexim dhe vëmendje Kur’anore për të përfituar sa më shumë nga muaji i agjërimit. Pikërisht sot të gjithë së bashku të bashkohemi në lutje, për një ‘ Ramazan të bekuar e të begatë’, të paqtë e me shpresë, me lutje kuranore që lufta të pushojë e këmbanat e paqes të bien, zemrat të mbushen me dashuri, e të mos merren më jetë njerëzish të pafajshëm e, që shpirtrat e atyre, që nuk janë sot me ne, të pushojnë në paqe. Për të gjithë të varfërit, jetimët, të vobektit, Zoti qoftë me ta. Lutja e përbashkët dhe ky iftar shtrohet edhe për nder të të gjithë atyre qytetarëve afganë, ukrainas, që u dëbuan dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e vendit të tyre, për ato foshnje të pafajshme që u bënë kurban për një luftë që veç gjakderdhje dhe humbje jetë njerëzish sjell. Të lutemi për një “Ramazan Bujar”, që Allahu i madhëruar të na falë shëndet në familjet e gjithësecilit prej nesh, të na jap harmoni e dashur mes njëri tjetrit, bereqet e, të na përmbush të gjitha  dëshirat shpirtërore të gjithësecilit. Në këtë darkë iftari, uroj përzemërsisht edhe vëllezëritë tanë katolikë dhe të gjithë besimtarët katolikë, prezent së bashku me vëllezërit myslimanë, të cilët sot kremtojnë të dielën e pashkëve katolike, pashkë të bekuara e të lumtura për të gjithë. T’i bashkojmë lutjet tona për paqe, mirësi, dashuri mes nesh e të na lumturohet shpirti në këtë ditë me harmoni fetare, dhe në lutje të përbashkët. Ky Iftar dhe lutjet tona qofshin të pranuara nga Zoti i Lartë dhe tryezat qofshin gjithmonë të mbushura me ushqim, me njerëzit e zemrës dhe Lutjet e Zotit! Zoti na bekoftë të gjithëve ! Amin!”

“Në këtë muaj të Shenjtë të Ramazanit, një muaj ku muslimanët gjejnë një ndjenjë paqeje, shërimi shpirtëror dhe testojnë forcën dhe përkushtimin e tyre ndaj Zotit mblidhemi së bashku në lutje, lexim dhe vëmendje Kur’anore për të përfituar sa më shumë nga muaji i agjërimit”

Në përfundim të darkës së iftarit, gjatë bisedave, u bënë dhe foto të shumta. Mediat e pranishme në këtë aktivitet, e pasqyruan gerësisht atë.