Presidenti Meta: Vit të mbarë shkollor fëmijëve Arbëreshë dhe të gjithë fëmijëve të Italisë

351
Sigal

Presidenti Ilir Meta  me anë të një reagimi në rrjetet sociale u ka uruar të gjithë nxënësve  të Italisë fdhe Arbëreshë një vit sa më të mbarë shkollor. Kreu i Shtetit ka shpërndarë edhe disa foto të fëmijëve që nisin vitin e ri shkollor.

“Me prezencën e Presidentit Sergio Mattarella, dita e parë e shkollës në Komunën VO, e para e goditur nga COVID-19 në Itali, filloi me këngë nga fëmijët Arbëreshë të Portokanones, që e ruajnë me krenari ndër shekuj gjuhën e bukur.
Urime për një vit të mbarë shkollor fëmijëve Arbëreshë dhe të gjithë fëmijëve të Italisë fqinje!”, shkruan Meta.