Ramziu në jahte e chartera, Lleshaj në bishen BMV, krimi i zë vendin qeverisë në zemër të Kryeqytetit

550
Sigal

Nga Lefter Maliqi
Kryeministri i marrë fund ka shkuar në Greqi të fale detin, ndërsa Shqiperinë po e merr lumi… Vendi u trondit sot nga 3 vrasje e atentate brenda 12 oreve. Dita nisi me ekzekutimin mafioz në Rrogozhine, pasdreke goditi krimi makaber në Bathore, pak km nga Tirana dhe pasditja u mbyll me atentat me tritol në zemer të kryeqytetit. Gjatë shpërthimit, u plagos edhe nje kalimtar i rastit, shtetas italian, dhe i vjen inat Ramziut kur te huajt kanë frikë të vijnë në Shqiperi. Pamjet e para pak minutave nga shpërthimi i makines në ecje të ‘Vasil Shanto’, i ngjanin Kabulit, ndersa zhurma e shpërthimit zgjoi te madh e te vogël nga shtepitë aty prane. Këtu nuk ka me rënd e siguri, vendi është kthyer në Siri. Atentati në mes të Tiranes, seria e radhes e serialit te ekzekutimeve mes bandave që i kane rrenjet deri ne vete strukturat e Policise së Shtetit, dhe kjo e fundit thjesht bën statistikat dhe nuk ka këllqe të sillet sic ja imponon uniforma. Cfare po ndodh ne këtë vend?! Ministri i Brendshem e ka mendjen dhe sa muaj do jetë në qeveri, apo ku ta beje xhiron e radhes me ‘bishën’ 150 mije euroshe. Duke e ditur humbjen e madhe që i pret, kjo qeveri e marrë fund e ka lëshuar vendin ne dorë te krimit e korrupsionit. Nuk ka kohe per te përtypur arrogancen e Ramës e Gjiknurit ne Keshillin Politik, shqiptarët duhet ti vënë shkelmin nje hëre ë mirë ketij sundimi që i ka vjedhur edhe sigurinë e jetës në shtepinë e vetë.