Atentati në Tiranë, flet Rebani Jaupi: I plagosuri po operohet, kemi shpresë se do të shpëtojë

296
Sigal

Kreu i policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj, ka dhënë detaje për shpërthimin me tritol që ndodhi mbrëmjen e sotme në Tiranë.

“Rreth orës 19 sapo është futur në urë ka shpërthyer me lëndë plasëse makina e Prend Gjinit. Është ngritur një grup hetimor. Po mblidhen të dhënat në vendin e ngjarjes. Janë ngritur edhe pistat e hetimit, por nuk mund të jap detaje.

Mund të them që bëhet fjalë për hakmarrje me disa persona të tjerë në Tiranë. Nga ky shpërthim është lënduar Gjini i cili është në spital në sallën e operacionit. Është lënduar edhe një kalimtar shtetas italian që ndodhet jashtë rrezikut në spital. I plagosuri po operohet, kemi shpresë se do të shpëtojë” – tha Jaupaj.