Shtohet sërish bilanci i viktimave/ 22 të vdekur nga tërmeti

Vijojnë të mbërrijnë lajme të rënda nga zonat më të prekura të tërmetit të sotëm.

Numri i viktimave në Thumanë, Durrës, në zonën e ish-Kënetës dhe Lezhë ka shkuar në 22, ndërsa janë mbi 600 të lënduar që kanë marrë trajtim në spital si pasojë e dëmtimeve nga lëkundjes e fuqishme sizmike të mëngjesit që vazhdojnë ende me pasgoditje të njëpasnjëshme.

Sigal

Deri tani rreth 44 persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat ndërsa vijojnë kërkimet për të tjerë.

Ushtria, forcat e policisë dhe Emergjenca Civile po gërmojnë në mes të rrënojave të 9 godinave në Durrës, Thumanë dhe në lagjen e Kënetës ku dyshohet që mund të jenë edhe shumë njerëz.

Po kërkohet aktualisht te tre pallatet e shembura në Thumanë, një vilë në Kënetë, dhe në Durrës hotel “MiraMare” , Hotel “Tropikal” , Hotel vila “Palma” , një pallat i fundosur dy kate nëndhe në lagjen numër 6, dhe një pallat në lagjen numër 18 pranë stadiumit.

Ndërkohë, lëkundjet e tokës vijojnë ende…