Detaje të reja nga ekzekutimi në Elbasan, viktima i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar 20 vite burg në shtetin fqinj

179
Sigal

Zbardhen detaje të reja sa i takon ekzekutimit të dy personave me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Elbasan.

Të vdekur kanë mbetur Ardian Çollaku rreth 50 vjeç, i dyshuar si objektivi i atentatit, si edhe Lulzim Bitri. Ngjarja ka ndodhur 100m larg vendit ku u vra Emiljano Ramazani.

Çollaku mësohet se ka qenë i dënuar me 23 vite burg në shtetin fqinj, mirëpo ekstradimi nga Shëipëria për në vendin ku duhej të vuante dënimin ka dështuar rreth 6 vite më parë.

“Ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar me 20 vite burg për shfrytëzim prostitucioni. Autorët, të cilët dyshohet se kanë qenë 3, janë larguar me shpejtësi dhe kanë djegur makinën në Balldre. Dyshohet se të paktën 3 persona kanë marrë pjesë në këtë atentant mafioz dhe janë ndihmuar më pas nga persona të tjera. Janë ngritur pika kontrolli të shmumta dhe po kryhen kontrolle për kapjen e autorëve. Në vendngjarje është dhe grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes“, raportoi gazetari Elvis Myrtaj.