20 mijë euro të padeklaruara u sekuestrohen dy personave në Kakavijë

35
Sigal

Në bazë të analizës së riskut, në dalje të vendit, u kaluan për kontroll në vijë të dytë, 47-vjeçari me inicialet Dh.H, të cilit i janë gjetur 10 365 euro dhe 45-vjeçari me inicialet R.K, të cilit i janë gjetur 10 155 euro dhe 100 dollarë.

Shumat e parave të padeklaruara nga këta shtetas u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.