Nestor Memsuri: Të ndiqet shembulli i Italisë me provimet për marrjen e licensës për mjekët dhe infermierët

637
Të ndiqet shembulli i Italisë me provimet për marrjen e licensës për mjekët dhe infermierët.
Qendra e Shërbimeve Arsimore
ka nxjerrë datën e provimit për testimin e mjekëve, farmacistëve, stomatologëve dhe ekspertëve të Shëndetit Publik për në janar të vitit 2021.
Në kushtet tejet të vështira që ndodhet vendi duhet ndjekur shembulli i Italisë që e hoqi provimin për shkak të pandemisë.
Mjekët e të gjithë fushave dhe infermierët janë përfshirë në betejën me COVID-19 dhe vendi ka sot më shumë se kurrë nevojë për profesionistët e rinj në mbrojtje të shëndetit publik.
Duhet angazhim i plotë i të gjithë burimeve njerëzore për t’u përballur me këtë situatë të vështirë për të mbrojtur e shpëtuar sa më shumë jetë.
Jeta e shqiptarëve 🇦🇱 është e shtrenjtë.
Nestor Memsuri
Mjek, Higjenist – Epidemiolog
Anëtar i Kryesisë – LSI Durrës
Sigal