‘Ooooo… më vratë!’/ Dëshmia rrëqethëse e fqinjës së Klodian Rashës

326
Sigal

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar atë që sot për sot duket si dëshmia më e afërt e më bindëse, e vrasjes nga Policia të të riut Klodian Rasha në Tiranë, rrëfimin e një fqinje që tregoi për atë që pa dhe dëgjoi në errësirën e natës dramatike të 8 dhjetorit pranë shtëpisë së saj.

“Kjo është dëshmia rrëqethëse e një zonje, që dëgjoi debatin midis të riut Klodian Rasha dhe vrasësit me uniformë të Edvin Kristaq Xhelatit. Ndiqeni dhe shpërndajeni sipas dëshirës këtë video”, shkruan Berisha.

RRËFIMI I  DËSHMITARES

Një fqinjë e familjes Rasha, që ka qenë dëshmitare në vrasjen e 25-vjeçarit, tregon se natën e vrasjes ishte zgjuar nga zhurma dhe kishte parë gjithçka që po ndodhte.

Gruaja thotë se i riu debatoi për 5-10 minuta me Policinë. Pas përplasjes verbale fqinja dëshmon se dëgjoi krismat e armës, ndërsa polici pyeste të riun ku e kishte qëlluar.

“Pas krismave, ai thotë: Ku të rashë?! Ku të rashë?! Ku të rashë?!  i bënte, se ai ka ulërit me të madhe.

Bërtiste ai djali: “Ooooo, më vratë!”

Domethënë ai i thotë: “Ku të kam qëlluar?!Ku të kam ra?” donte të dinte. Dy policë dhe djali kanë qënë aty,” përfundon zonja.

Dëshmitarja hedh poshtë pretendimet se Klodian Rasha mund të ketë qenë njeri i rrezikshëm apo i dhunshëm. Ajo shtoi se kohët e fundit ka pasur probleme shëndetësor,  por thekson se nuk ishte agresiv.