Presidenti Meta i akordoi sot Dëshmorit të Atdheut, Saimir Hoxha (pas vdekjes) “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”

280
Sigal

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta i akordoi sot Dëshmorit të Atdheut, Saimir Hoxha (pas vdekjes) “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”, me motivacionin:

“Për kontributin e dhënë në shërbim të Policisë së Shtetit, si dhe në vlerësim të trimërisë së treguar gjatë kryerjes së detyrës, duke mos kursyer as jetën e tij në luftën kundër krimit të organizuar për të garantuar rendin dhe sigurinë publike”