U vra në krye të detyrës, nisin homazhet në “Pallatin e Kongreseve” për nënkomisarin Saimir Hoxha

186
Sigal

Homazhe po mbahen në “Pallatin e Kongreseve” për nënkomisarin e Lezhës, Saimir Hoxha i cili u vra dje në krye të detyrës.

Të pranishëm janë familjarë, të afërm, kolegë e zyrtarë të lartë të Policisë për t’i dhënë lamtumirën Hoxhës.

Gjatë një aksioni ditën e djeshme në lagunën e Kune Vain teksa bashkë me dy kolegë të tjerë asgjësuan një parcelë me kanabis.

Në kthim ndaluan një automjet, dhe Saimir Hoxha i kërkoi të riut Aldi Rama dokumentet e identifikimit, por ky i fundit e refuzoi duke nxjerrë armën për ta qëlluar dy herë.

Ai ndërroi jetë rrugës për në spital, por bashkë me të vdiq dhe autori i cili pas disa orësh në arrati qëlloi veten dhe humbi jetën sot në spitalin e Traumës.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka paralajmëruar se Hoxha do të shpallet “Dëshmor i Atdheut” dhe do të varroset në varrezat e dëshmorëve të kombit.