VIDEO/ Dr. Ina Zhupa: Kur kolektori i ri të përmbyt më shpejt se i vjetri!!!

1121
Sigal

Dr. Ina Zhupa, zëdhënse e PD-së, në një status në Facebook të saj tregon se sheshi i shumë përfolur përveç aferës korruptive të prokurimit, konfuzionin në të cilin futi Tiranën, dëmtimin e shëndetit për shkak stresit nga kaosi, shtimit të tymrave dhe gazrave se përqëndrohen shumë makina, nxori jashte loje edhe vlersimin e bujshëm që nuk dihet nëse u “ble apo u shit”.

 Ja statusi i plotë i zëdhënses Zhupa: 

Në Tiranë përmbyten më shpejt zonat ku janë reklamuar investime nga Veliaj sesa ato që nuk kanë pasur propagandën e investimeve nga bashkia.

Ne Prill 2017 Veliaj shkoj edhe inaguroj kolektorin e ri që do shpëtonte Njesinë Bashkiake nr. 2 të Tiranës nga përmbytjet, e do ndante ujërat e zeze nga të bardhat. (Video bashkëlidhur) Në fakt dje me 35 min shi, zona u përmbyt me shpejt se zonat e tjera pa këto investime.

Banorët pranë Rrugës së Elbasanit, konkretisht rruga Mihal Grameno na thonë që “Cdo herë që bie shi në Tiranë e kemi të pamundur të futemi nëpër banesa pasi kemi prezente ujëra të zeza dhe lloj lloj mbeturine tjetër! Përmbyten shtëpi dhe lagje të tëra!Asnjë person nga Bashkia e Tiranës nuk duket!”
Bashkëlidhur keni foto dhe video të zonës që duhet ta kishte zgjidhur këtë problem pas milionave të hedhura nga taksat tona.

Milionat u zhduken në ujin e shiut që përmbyten zonën dhe në propagandën televizive të videove që dergon bashkia e Veliajt.