Blendi Klosi takime në Vlorë: Përmbushim detyrat e Kongresit të PS

26
Sigal

Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste të Shqipërisë njëherësh edhe drejtuesi politik për Vlorën, deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Blendi Klosi në kuadër të takimeve të riorganizimit të Partisë Socialiste, që po zhvillohen në shumë bashki në vend pati një takim këtë të premte në qytetin e Vlorës. Përmes një reagimi Klosi në lidhje me këtët takim tha: “Vlorë, me Ilirin, kryetarin e Partisë, Admir Malaj dhe anëtarë të Asamblesë së Zgjeruar të Partisë Socialiste Vlorë ku diskutuam mbi ecurinë e procesit të monitorimit në çdo Organizatë Socialiste, anëtarësimet e reja, përmbushjen e detyrave të Kongresit të Jashtëzakonshëm që do i paraqiten Asamblesë në 15 mars me qëllim riorganizimin dhe forcimin e mëtejshëm të familjes sonë politike si e vetmja alternativë qeverisëse në shërbim të qytetarëve.