Ambasadori holandez: Socialistët dhe demokratët duhet të dialogojnë, situata e krijuar në parlament e trishtë

24
Sigal

Ambasadori i Holandës në Shqipëri Reinout Vos, ndërsa ishte këtë të premte në Korçë pas një takimi që pati me studentë të fakultetit ekonomik të universitetit komentoi mbi hapjen e mundshme të negociatave për kapitujt themelorë në mbledhjen e këshillit në 21 mars. Ambasadori i’u përgjigj interesit të gazetarëve për probleme të politikës shqiptare dhe për shanset e Shqipërisë për t’ju hapur negociatat për kapitujt themelorë në mbledhjen e këshillit në 21 mars. “Siç e dini Shqipëria është në rrugën e saj drejt BE, kështu që zyrtarisht negociatat kanë nisur. Që raundi tjetër i negociatave të nisë duhet të ketë një vendim nga Këshilli në Bruksel, por jam konfident që të vijë shpejt. Nuk shoh arsye pse ky vendim duhet të zgjatet, është një proces në vijim dhe besoj se vendimi do të merret shpejt.”. Për palët politike shqiptare ai pati një mesazh: “ Parlamenti është demokraci, demokracia është zemra e një kombi dhe duhet të kemi një debat konstruktiv në parlament. Është e trishtë që Shqipëria muajt e fundit nuk ka patur një jetë të shëndetshme parlamentare. I kërkoj të dyve partive të bëjnë maksimumin e tyre, të kemi një parlament siç duhet të jetë. Të dyja partitë e mëdha duhet të kontribuojnë në jetën parlamentare. Kjo është thirrja jonë. ”