Kryeministri Rama: Prezanton projektin e kampusit sportiv në Durrës. Brenda një viti sjellim edhe akademinë e tenisit dhe jo vetëm

13

Investimi ka lidhje edhe me fuqizimin e mëtejshëm të imazhit të Shqipërisë. Kemi hyrë në diskutime për të sjellë akademinë e Rafael Nadal, ku shpresoj që t’i bashkëngjitet kampusit të Manchester City

Në këtë kampus do të ketë një ekselencë arkitektonike dhe funksionale të sprovuar jo thjesht tek stadiumi ynë kombëtar.

Sigal

Në qytetin e Durrësit u prezantua projekti i kampusit sportiv të Akademisë së Futbollit të Manchester City. Në ceremoninë prezantuese mori pjesë edhe kryeministri shqiptar Edi Rama ,i cili tha se tek kjo akademi do të mblidhet ajka e talentit që ka vendi ynë dhe se kampusi do të jetë i një ekselence arkitektonike dhe funksionale. “Më vjen mirë që arritëm jo vetëm të kemi një kontratë për ta ndërtuar këtu këtë akademi, por të kemi edhe një ekskluzivitet për të gjithë rajonin e Ballkanit, me kusht të kontratës që në rast se në të ardhmen do të hapet një stacion tjetër i Manchester City, Bashkia e Durrësit do të jetë partnere edhe atje. Federata të promovojë këtë projekt dhe të ndihmojë me të gjitha klubet e futbollit në Shqipëri, por edhe me klubet e futbollit në rajon për të kthyer sytë e trokitur në derën e kësaj akademie ku duam që të mblidhet ajka e talentit që ka ky vend, që në moshë të vogël në këtë sport që është më popullori në botë. Kemi marrë një projekt pa lekë, është kulmi, dhe Marko me shumë kënaqësi në fakt, të paktën kështu u duk në telefon se fytyrën nuk ia pashë tha “regalo”. Të marrësh dhuratë nga Marko nuk është e lehtë. Do të kemi në kampus të një ekselence arkitektonike dhe funksionale të sporvuar jo thjesht tek stadiumi ynë kombëtar, që është një ndër stadiumet më të bukur të Evropës, pavarësisht se i vogël në kapacitet. Një shtysë frymëzuese për këtë projekt ka qenë Pablo, i cili është një agjent i Manchester City, është një komunitet bashkësi njerëzish ku varin këpucët e futbollit në gozhdë, ka qenë frymëzues për këtë projekt, për modelin dhe standardet që sjell. Me keqardhje që akoma nuk kemi hapur një shkollë të gjuhës shqipe në Manchester dhe akoma s’u morëm vesh me garancinë e plotë që ne njihemi afër dhe të privilegjuar me atë nder që na bëhet, këto kupa janë pjesë e një turi që Manchester bën nëpër botë. Investimi ka lidhje edhe me fuqizimin e mëtejshëm të imazhit të Shqipërisë. Kemi hyrë në diskutime për të sjellë akademinë e Rafael Nadal, ku shpresoj që t’i bashkëngjitet kampusit të Manchester City-t. E gjithë ajo zonë do të kthehet nga një kënetë e dikurshme në një zonë shumë atraktive. Ashtu siç patëm sukses me Manchester City-n, të sjellim dhe akademinë e Nadal në Durrës. Deri dje këto projekte dukeshin si të paimagjinueshme, ndërsa sot duken gjithnjë e më të mundshme. Shqipëria është bërë një vend që kur shqiptohet në emër tërheq vëmendjen në të gjitha fushat. Do vazhdojmë të ndërtojmë më tutje Shqipërinë e 2030”, tha Edi Rama.