Zoti President, bëtë mirë me versionin anglisht se ka ende ca “përkhtyes” të Vllahutinit

722
Sigal

E gjithë kjo periudhë e reformës në drejtësi nuk do të kaloj pa një skaner serioz. Të gjitha përpjekjet e grushtit të shtetit të mirëfilltë dhe raportet që Rilindja ngriti me lobime të ndryshme dhe personazhe të ndryshme, për të kapur këtë reformë, koha i ka nxjerrë shpejt në pah. Por historia do të tregojë blerësit ata që u blenë, të huaj me investime në Shqipëri dhe në aksione në biznese dhe ata që u takuan për kollunë siç ishte rasti i një ish shefi të Euralius.
Shumë shpejt do tu dalin fakte se si pseudoambasadorë dëmtuan të ardhmen e këtij vendi duke ndihmuar një sekt të rrezikshëm si ky i rilindjes për të kapur institucionet. Sot presindenti i Republikës Ilir Meta ka shpërndarë në anglisht videon e të gjitha shkeljeve të Ardian Dvoranit marshtrimeve përdorimit të tij në emer të partisë dhe të gjitha pasurive ku 100 milion lekëshi të duket si bakshish për të bërë të ditur të gjithë faktorit ndërkombëtar këtë mashtrim të madh të Rilindjes për Gjykatën Kushtetuese nëpërmjet ustallarëve të vjetër të regjimit komunist. Bëtë shumë mirë z.President me versionin anglisht që të mos dali ndonjë përkthyes i Vllahutinit si ish shefi i Euralius Reinard Deville. Ky i fundit në nëntor të vitit 2015 në prezencë dhe të ish ambasadores Vllahutin  e cila funksiononte si zëdhënëse e qeverisë Rama deklarori se: “E vetmja zgjidhje për luftën e korrupsionit në drejtësi është shkarkimi i 400 prokurorëve dhe 400 gjyqtarëve”. Kjo linjë e Deville 8 muaj para ndryshimeve kushtetuese shkonte në koherencë me qëndrimin e Ramës asaj kohe. Qëndrimi i Deville mori dhëne sa vet delegacioni i BE në Shqipëri u detyrua të sulmonte gazetarë shqiptarë se na e kishin keqkuptuar deklaratën  e tij.
EURALIUS i drejtuar nga Deville dhe Vlahutin përgatitën përkthimin e ligjit në anglisht, i cili iu dërgua Komisionit të Venecias. Opozita, e cila po e ndiqte procesin në detaje, konstatoi se ekspertët e EURALIUS kishin përkthyer gabim pjesë specifike të ligjit, për të cilat, të djathtët mendonin se ishin “të qëllimshme”, ndërsa Edi Rama e Rilindja e tij dhe delegacioni i Vlahutin deklaronin se ishin “të paqëllimshme”.
Në fakt, “gabimet në përkthim” lidheshin kryesisht me disa detaje, të cilat do të shfrytëzoheshin më tej nga qeveria dhe maxhoranca socialiste për të vendosur nën kontroll total institucionet e reja të Vetingut. Gjithësesi, edhe pse u rekuperuan ato “gabime në përkthim”, Rilindja arriti gjithësesi të vendoste hegjemoninë e saj mbi përzgjedhjen e anëtarëve të strukturave të Vetingut.
Pas kësaj “gafe”, shefi i EURALIUS, Rainer Deville u largua me urgjencë nga drejtimi i misionit. Fillimisht, delegacioni i BE-së në Tiranë e mohoi që Deville të ishte shkarkuar. Në një reagim zyrtar, zyra e Vlahutinin sqaroi se “Deville kishte marrë lejen vjetore”. Por ai nuk u kthye më në Tiranë.
Për këto arsye edhe të gjitha veprimet antikushtetuese të parametrave të grushtit të shtetit, bëtë mirë zoti President, me versionin  anglisht të video që Devillët dhe Vllahutinët tu iki kënaqësia e dizinformimit. .