Gjashtë ore ju në sale, por edhe unë u ngula para televizorit të merrja pjesë me zemër e shpirt në Kongresin Tuaj, me ndryshimin e vetëm që unë isha në pozicion më komod pasi mund të shprehja emocionet negative edhe mund të përdorja tualetin. Padyshim nuk do mungojë mendimi im në ditët në vijim për çka u premtua ( se për çfarë kemi bërë e dini ) por një pyetje kam: “Nuk shkon të premtojmë se do të ngremë akademinë e të mos e bëjmë atë”,- tha kryetari ynë” ! Kam që dje që vras mendjen, e kishte për Akademinë Politike që ja la në dorë Ditmir Bushatit apo për Akademinë e Barinjve që do ngrinte Frida Krifca? Një mendje e mrapshtë e djallëzore më thotë që e ka me Bushatin (largqoftë të jetë kritik me Znj. Krifca)! Se siç tha edhe kryetari ynë “që marrtë nga ditët tuaja” ka njerëz që kanë marrë nga partia pa marrë përsipër asnjë përgjegjësi (nga ato personalet). E ky qerata Ditmir ka marrë kaq shumë nga partia, edhe nuk bëri asnjë punë nga ato që të çojnë në SPAK?! Si thoni ju? A kishte nevojë për akademi kjo parti?





















