Kristaq Kume: Duhet rregulluar legjislacioni, që lejon shqiptarët të votojnë nga jashtë vendit

124
Sigal

Ish kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Kristaq Kume ka folur për votën e emigrantëve dhe propozimi si një zonë e veçantë. Kume theksoi se vota e emigrantëve duhet të zgjidhet në Komisionin e Reformës Zgjedhore pasi në të kundërt edhe në zgjedhjet e ardhshme zor se mund të votohet nga jashtë territorit të vendit. Ish-kreu i KQZ-së ka sqaruar se pesha më e madhe e atyre që do të votojnë nga jashtë territorit të vendit, mund të jetë e emigrantëve por kjo nuk do të thotë se duhet të jetë vetëm për ta, duhet të rregullohet legjislacioni shqiptar zgjedhor për t’i krijuar mundësinë çdo shqiptari me të drejtë vote që të votojë nëse është jashtë Shqipërisë ditën e votimit pa qenë e nevojshme që të vinë në qendrën e votimit. Kume: “ Për mua, aq sa e trajton kodi zgjedhor votën e emigrantëve është e pamjaftueshme dhe nevoja për ta ritrajtuar në tavolinën e Komisionit të Reformës Zgjedhore duhet të realizohet, pasi në të kundërt edhe në zgjedhjet e ardhshme zor se mund të votohet nga jashtë territorit të vendit.