Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka bërë thirrje 17 partive politike që të kthejnë lekët që kanë marrë nga buxheti i shtetit për partitë politike.
KQZ njofton se, në zbatim të nenit 87 të Kodit Zgjedhor, partitë politike që kanë fituar jo më pak se 0.5 % të votave të vlefshme në shkallë vendi, në zgjedhjet e datës 21 Qershor dhe që kanë marrë paradhënie më shumë fonde se llogaritja përfundimtare e bërë nga KQZ në vendimin nr. 967 të datës 10.08.2015, duhet të kthejnë fondet në buxhetin e shtetit.
Deri tani janë 17 parti politike të cilat ende nuk kanë kthyer paratë në buxhetin e shtetit dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përdorur të gjitha rrugët e komunkimit zyrtar për t’i njoftuar këto parti për detyrimin që ju ngarkon Kodi Zgjedhor.
KQZ duke u kërkuar këtyre partive debitore që të zbatojnë Kodin Zgjedhor të kthejnë fondet e buxhetit të shtetit brenda datës 10 nëntor 2015, pasi në të kundërt këto parti humbasin të drejtën e financimeve të tjera nga fondet publike për një periudhë kohe jo më pak se 5 vjet dhe nuk do të regjistrohen si subjekte zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme, as vetëm e as si pjesëtare e ndonjë koalicioni.
NR. EMËRTIMI I PARTISE POLITIKE KRYETARI I PARTISE FONDI QË DUHET TË KTHEHET(LEKË)
1 Partia Demokracia Sociale Paskal Milo 1,321,336
2 Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë Lufter Xhuveli 685,437
3 Partia Republikane Fatmir Mediu 661,159
4 Partia Bashkimi Liberal Demokrat Arian Starova 538,424
5 Partia Lidhja Demokristiane e Shqipërisë Mhill Gecaj 458,261
6 Partia Balli Kombëtar Adriatik Alimadhi 237,515
7 Aleanca Popullore Artur Dojaka 83,333
8 Partia e Punës e Shqipërisë Muharrem Xhafa 83,333
9 Partia e Pajtimit Kombëtar Spartak Dobi 83,333
10 Partia e Reformave Demokratike Shqiptare Skender Halili 83,333
11 Partiapër Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve Ymer Kurti 83,333
12 Partia Ardhmëria Shqiptare Emin Subashi 83,333
13 Partia Demokracia e Re Europiane Koci Tahiri 83,333
14 Partia e të Drejtave të Mohuara Ilir Vata 83,333
15 Partia e të Drejtave të Mohuara e Re Fatmir Hoxha 83,333
16 Partia Konservatore Shqiptare Armando Ruco 83,333
17 Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehu 2,643
TOTALI 4,738,115