Hiqen vizat me Azerbajxhanin, Rama: Gazifikohet Korça, Vlora me një qëndër gazi natyror

23

Samiti i 10-të i Korridorit Jugor të Gazit në Baku, Kryeministri i Shqipërisë i ftuar nderi i Presidentit të Azerbajxhanit

Sigal

Të premten kryeministri shqiptar Edi Rama u prit në një takim nga Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev si një i ftuar nderi i presidentit azerbajxhan, për të marrë pjesë në Samitin e 10 të Korridorit Jugor të Gazit që po zhvillohet në Baku. Rama, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku në samit gjatë fjalës së mbajtur, Kryeministri Rama vlerësoi veçanërisht mbështetjen e Azerbajxhanit për të çuar para projektet e gazifikimit në Shqipëri. “Miqtë tanë azerbajxhanas kanë qenë të paçmuar vërtet me ekspertizën e tyre teknike për të hartuar skenarët më të mirë të mundshëm për shfrytëzimin e infrastrukturës sonë ekzistuese e për t’ia përshtatur atë përballimit të sfidave aktuale energjetike dhe nuk mund të jemi më shumë sesa kaq mirënjohës për këtë”, u shpreh kryeministri Rama, gjatë punimeve të samitit.

Rama: Gati studimi i gazifikimit të Korçës

Nga kryeqyteti, Baku kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se “Shqipëria është e pozicionuar strategjikisht në rrugën e gazsjellësit Transatlantik që është një lidhje jetike në Korridorin Jugor të gazit. Shqipëria është 100% e mbështetur si vend në energjinë e ripërtëritshme, por kërkon të diversifikojë burimet e energjisë, që aktualisht mbështeten në burime hidrike. Sigurisht, ne synojmë të kapitalizojmë  më tej mbi këtë korridor transformues, duke orientuar investimet drejt projekteve të energjisë së ripërtërishme dhe zhvillimit të infrastrukturës së qëndrueshme”, -tha Rama, i cili më tej foli për projekte të përbashkëta në fushën e energjisë, ku tanimë sipas tij është gati studimi i gazifikimit të zonës së Korçës, si hap i parë i programit të shtrirjes së gazit për konsum të përgjithshëm në Shqipëri.

Rama: Synojmë ndërtimin e një qendre gazi natyror në Vlorë

Kryeministri shqiptar nga Azerbajxhani tha po synohet ndërtimi i një qendre të gazit natyror të lëngshëm në Vlorë. Deklarata u bë gjatë punimeve të Samitit të 10-të të Korridorit Jugor të Gazit në Baku ku kryeministri tha se është drejt përfundimit studimi i tubit lidhës të TAP-it me TEC-in e Vlorës, ndërkohë që ka nisur investimi për vënien në punë e zgjerimin e kapaciteteve të këtij të fundit. “Aktualisht në Shqipëri po kërkojmë të ecim përpara drejt projektit të gazifikimit të vendit dhe falë mbështetjes së presidentit Aliyev kemi nisur këtë proces gazifikimi duke shkuar kundër asaj që në traditën tonë historike që na ishte privuar”. Rama tha se të njëjtat burime, të njëjtat fusha gazi kanë potencialin të çelin një epokë të re për vendet tona. “Një epokë të një bashkëpunimi shumëpalësh, të një paqe që zgjat e përparimi që mbështetet në shkarbonizim dhe furnizime me energji të qëndrueshme”, theksoi ai.