Aksident në aksin Bradashesh-Elbasan, plagosen dy persona

50
Sigal

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Bradashesh-Elbasan”.

Raportohet se automjeti me drejtues shtetasin me iniciale H. D. është përplasur me makinën që drejtohet nga shtetasja me iniciale E. H..

Të plagosur kanë mbetur shoferja E. H, dhe pasagjeri i automjetit e shtetasit H. D., të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 07:30, në aksin rrugor “Bradashesh-Elbasan”, automjeti me drejtues shtetasin H. D. është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen E. H.. Nga përplasja janë dëmtuar shtetasja E. H. dhe pasagjeri i automjetit me drejtues shtetasin H. D., të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

Me drejtuesin e automjetit, shtetasin H. D., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupit hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.