Grabitja e pasurisë kombëtare/ A po shkaktojnë kompanitë e naftës tërmete nga shpërthimet në zonën e Shpiragut si modeli i Bankers?! Ja denoncimi

154
Sigal

Prej disa ditësh, qytetarë të Beratit kanë raportuar shpërthime të forta dhe lëkundje nëntokë. Pavarësisht kësaj, aplikacioni i tërmeteve nuk ka dhënë asnjë shenjë deri mëngjesin e sotëm.

Situata e vazhdueshme ka ndodhur për disa ditë në orare të ndryshme teksa qytetarë të zonës kanë shpjeguar për JOQ se kompania e naftës Shell po bën shpërthime të forta në nëntokën e Malit Shpirag për të nxjerrë naftë. Sipas qytetarëve, shpërthimet janë ato që kanë shkaktuar tërmetet e forta që kanë tmerruar qytetarët. Tronditja ka qenë aq e fortë sa dhe në faqe zyrtare IGJEUM, është shënuar si tërmet.

Më herët përkatësisht që nga viti 2009, menjëherë pasi kompania kanadeze, kur “Bankers Petroleum” filloi punën pas koncesionit të përfituar, banorët e Zharrës nuk gjetën qetësi. Ata zhvilluan një sërë protestash, ku jo rrallë herë u përleshën dhe me forcat e policisë. Ata akuzuan kompaninë kanadeze për metodat e përdorura në nxjerrjen e naftës, që sipas tyre shkaktojnë lëkundje aq të fuqishme sa u janë shembur banesat. Për vite  me radhë rrugë për zgjidhjen e problematikës së tyre vendasit gjetën protestën. Madje u hodhën hipoteza, ku u fol se me anë të: Justifikim shkencor për “tërmetet” kompania u fsheh pas një raporti të Institutit të Gjeo-shkencës, që sipas saj, dëshmon se lëkundjet në Zharrë janë dukuri natyrore.