Dr. Dritan Abazoviq: Promovimi i librit “Kritika globalne etike”

296
Sigal

Mbas botimit dhe promovimit të suksesshëm të edicionit anglez të librit “A critique of global ethics” të dr Dritan Abazoviq në universitete të ndryshme prestigjoze Perëndimore, u promovua edhe edicioni malazez i librit në Podgoricë me një audiencë mbi 700 personash. Librin në fjalë e botoi shtëpia botuese prestigjoze “Nova Knjiga” nën titullin “Kritika globalne etike” (Kritikë e etikës globale). Libri fillon me parathënien e prof. Dr Artan Fugës, anëtarë i Akademise së shkencave të Shqipërisë; duke vijuar me reçensionin e prof. Dr Vojin Rakiq, profesor në Universitet të Beogradit, si dhe prof. Dr Oliver Feeney, nga Instituti për etikë dhe histori të mjekësisë praë Universitetit Tübingenu (Gjermani). Në këtë punim shkencorë dr Dritan Abazoviq trajton problematikën e politikës dhe etikës, dhe detajisht analizon në kontekst historik temat komplekse aktuale – tema, të cilat përfshijnë disciplina të ndryshme: historinë e ideve politike, filozofinë politike, sociologjinë, etikën, teologjinë, etj. Pjesë e panelit ishin: Prof. dr Vojin Rakiq, Qendra per studimet bioetike, Beograd; Doc. dr Gojko Čelebić, diplomat dhe ligjërues në Univesitetin Donja Gorica; Doc. dr Predrag Zenoviq, ligjërues në Universitetin Donja Gorica; Mr. Semir Efendić, kryebashkiak i Novi Grad, Sarajevë; Mr. Predrag Ulareviq, drejtori e redaktori i shtëpisë botuese „Nova Knjiga“.

Albert Bikaj
Kabineti i Kreut të Qeverisë së Malit të Zi