Artikulli shkurtuar është pjesë e projektit që ka fituar të drejtën të prezantohet në Un. e Oxfordit dhe është në pritje për prezantim në eventin më të madh maritim botëror të Hamburgut.
1.Humbjet nga bllokimi kanalit Suezit në 2021 arritën V=9,6miliard $/ditë. Ndërsa Humbjet nga bllokimi mundshëm i Hormuzit llogariten V=11,52 miliard $/ditë. Bllokimi saj shkakton konflikt ndërkombëtar.
2.Lindja e Mesme dhe Azia Jugore përqendrojnë pasuri të mëdha natyrore dhe kanë dendësi të lartë popullsie. Të dyja rajonet zhvillojnë mbi ±90% të aktivitetit të tyre tregtar nëpërmjet Gjirit Persik. Në vitin 2023, vlera e tregtisë botërore arriti në 30.5 trilionë dollarë dhe 12.3 miliardë ton mallra. Rreth 80–90% e kësaj tregtie realizohet nëpërmjet rrugëve detare.
3.Eksportet dhe importet përmes Gjirit Persik përbëjnë afërsisht ±12% të tregtisë botërore, ose 3.66 trilionë dollarë në vit, ose1.5 miliardë ton mallra vit,mbi 4.11 milionë ton mallra në ditë. Vetëm lënda djegëse përfaqëson një të tretën e gazit të lëngshëm dhe një të katërtën e naftës së konsumuar në shkallë globale. Rreth 15 milionë konteinerë TEU përpunohen në vit, së bashku me mallra të ndryshme me vëllim rreth 390,744 ton në ditë, etj. Gjiri Persik dhe 4.Ngushtica e Hormuzit konsiderohen si deti dhe ngushtica me trafikun më të madh detar të mallrave në botë. Humbjet nga bllokimi i Kanalit të Suezit në vitin 2021 arritën në 9.6 miliardë dollarë në ditë. Ndërsa humbjet e mundshme nga një bllokim i Ngushticës së Hormuzit vlerësohen në 11.52 miliardë dollarë në ditë, kryesisht për shkak të kostos së lëndëve djegëse.(20,9 milion barile naftë dhe 10.4 bcf/d (miliardë kubikë në ditë 2023-2024)
4.Mallrat nga Gjiri Persik janë të detyruara të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit për të dalë në Oqeanin Indian të hapur. Nuk ka rrugë alternative. Megjithatë, lundrimi nëpër Ngushticën e Hormuzit nuk është i lirë; ai kërcënohet dhe mund të bllokohet nga Irani. Për këtë arsye, shpesh krahasohet me metaforën e grykës së shishes. Një vajzë me një trëndafil simbolizon lirinë e lundrimit, ndërsa kadeti përfaqëson forcën ushtarake.
5.Rreth 186 miliardë dollarë në vit shpenzohen për lundrim dhe sigurinë e anijeve nga Kanali i Suezit deri në Gjirin Persik. Veçanërisht në Ngushticën e Hormuzit shpenzohen të paktën 1.74 miliardë dollarë në vit. Kjo tregon se lundrimi në Ngushticën e Hormuzit është jetik për tregtinë e Lindjes së Mesme.

ZËVENDËSIMI OSE ANASHKALIMI NGUSHTICËS HORMUZIT.
Gjiri Persik dhe qarkullimi mallrave drejt Lindjes të Largët dhe detit Mesme
1.Relievi gadishullit Arabik evidenton pozicionin gjeografik të gjirit Persik dhe vëndeve të lindjes Mesme dhe Azisë Qëndrore e Jugore. Deti Gjirit Persik, gjendet në qëndër të vëndeve arabe dhe azisë jugore: Ai formon rrugën kryesore të qarkullimit mallrave të Lindjes Mesme. Por qarkullimi mallrave të lindjes Mesme është i izoluar. Ai varet nga Ngushtica e Hormuzit dhe rruga e gjatë detare e Kanalit Suezit.
2.Gjiri Persik në anën Jug-Lindore lidhet me Oqeanin Indian, nëpërmjet Ngushticës Hormuzit. Mallrat e Lindjes Mesme janë të detyruara të kalojnë Ngushticën e Hormuzit që të dalin në oqeanin Indian. Por njëkohësisht janë të detyruara që të përshkojnë 6250 km për të dalë në detin Mesdhe .Alternativë tjetër nuk ka.
1.Drejtimet kryesore të tregtisë mallrave të Exp-Imp. të Gjirit Persik janë dy:
- Drejtimi Parë.Gjiri Persik-Ngushtica e Hormuzit-deti Arabik-Lindja e largët, Singapor Kinë, Japoni
- Drejtimi Dytë.Gjiri Persik-Ngushtica e Hormuzit deti Arabik-Kanali Suezit-deti Mesdhe-EU-USA
3.Për të shmangur kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit,Waterways ka projektuar dy vepra Hidro-Maritime
4.A-Kanali Maritim në Gadishullin Musandam ose Kanalin maritim në Emiratet e Bashkuara Arabe.
5.Ndërsa për të shmangur lundrimin e gjatë ±6250 km, nga gjiri Persik në detin Mesdhe, dhe ngushticën e Hormuzit , detin Arabik, ngushticën Babel Mandeb, detin e Kuq dhe Kanalin e Suezit ka projektuar.
6.B-Kanalin Maritim multimodal ii Mesapotamisë, Deti Mesdhe-Gjiri Persik) L=1500km.
- Në fig.“A”ose në relievin e gadishullit Arabik dallohet gjurma e Kanalit Mesapotamisë, planimetra e detit të Gjirit Persik dhe dy simbolet e xhvendosjes Ngushticës Hormuzit.
8.Ngushtica e Hormuzit është jetike edhe për mbijetesën e detit Gjirit Persik. Sepse ±86% e ujrave të avullimit vjetor, të detit Persik,vijnë nga Oqeani Indian.Ajo është e ngjashme me Ngushticën e Gjibraltarit, që furnizon nga Atllantiku,±61% të avullimit vjetor të detit Mesdhe.Kjo nënkupton me ndërtimin e Kanalit Mesapotamisë,deti Mesdhe mund të ndihmojë bilancin hidrik negativ të detit të Gjirit Persik. Në anën e djathtë të relievit jepen informacione gjeo-hidrike për Gjirin Persik.

ZËVENDËSIMI OSE ANASHKALIMI I NGUSHTICËS SË HORMUZIT.
(Kanali Detar Multimodal Mesapotamisë)
1.Ngushtica Hormuz lidh Persian Gulf me Gjirin e Omani.Ajo është e vetmja rrugë kalimi për daljen e Gjirit Persik në oqeanin Indian. Irani e konsideron si pronë private. Ligjet e të drejtave detare ose “UNCLOS”nuk zbatohen. Për të siguruar lundrimin anijeve Vajtje/Ardhje, në Ngushticën e Hormuzit, është miratuar gjërësia ujore B=10,8km, e cila ruhet me anije ushtarake,sepse edhe në rrugën ujore të miratuar, kërcënimet, bllokimet kontrollet nga ana e Iranit janë prezente. Në figurën“F” jepet skema e lundrimit detyruar të anijeve Ngushticën e Hormuzit, ndërsa në fig “E” jepen trgues të intesitetit qarkullimit .
2.Ngushtica e Hormuzit ka gjërësinë 96-39km, por hapsira e lirë detare me gjërësi B=39 km,gjendet midis ishullit iranian Larak dhe ishullit Jazirat Salaman të Omanit.E cila më e thellë gjendet nga ana e Iranit. Për lundrimin e anijeve janë caktuar 10,8 km gjërësi detare.Të ndara në tre korsi lundrimi, me gjerësi nga 2 milje, ose 3,6 km secila ose 3(2×1,8)km . Korsia lindore përdoret për Hyrjen në Gjirin Persik, ndërsa korsia perëndimore për Daljen nga Gjiri Persik.Midis tyre, ka një korsi ndarëse me gjërësi 2 milje ose 3,6 km.Korsitë e lundrimit mbrohen dhe monitorohen nga anije ushtarake.
3.Lundrimi anijeve me gjatësi nga 250-400m, në korsi me gjërësi nga 3,6 km, nuk krahasohet me udhëtimin e makinave. Kur deti është i dallgëzuar ose mungon pamja e lirë, ndodhin devijime/. Kur devijimet bëhen nga ana e pronësisë detare të Iranit, konfliktet janë prezente . Kur devijimet bëhen nga ana e Omanit , anijet ndeshen me shkëmbinjtë. Historitë e kontrollit dhe bllokimit të Ngushticës Hormuzit, nga ana e Iranit e kanë zanafillën që nga vitet 1500, por mbas viteve 1980 ato janë bërë më agresive e kërcënuese. Kronikat e piraterisë, bllokimeve, konflikteve dhe humbjeve të jetëve njerëzore, gjatë lundrimit nga Suezi në Gjirin Persik dhe Ngushticën e Hormuzit, janë të zymta. Lundrimi është i rrezikshëm dhe i pasigurtë.
4.Prezenca ushtarake për të siguruar kalimin e anijeve ka nji kosto të lartë. Çdo vit shpenzohen 186 miliard për sigurimin e anijeve nga Suezi në Gjirin Persik. Ndërsa në Ngushticën e Hormuzit shpenzohen min.1,74 miliard$/vit.Pa llogaritur stresin e kërcënimeve ushtarake të Iranit . Prandaj projektet alternative të kanalit maritime të Mesapotamisë dhe sidomos projekti zëvëndësimit dhe anashkalimit të Ngushticës Hormuzit, janë emergjente dhe jetike për tregëtinë botërore.

TRE VARIANTE PËR ZËVËNDËSIMIN OSE ANASHKALIMIN E NGUSHTICËS HORMUZIT.
1.Nga ana lindore e Ngushticës Hormuzit gjendet bregdeti Iranit, ndërsa nga ana perëndimore brigjet shkëmbore të gadishullit Musandam të Omanit.Ishujt Qeshm,Larak,Hormuz,Jazirat Salaman, janë baza e konfliktit. Në qëndër të ngushticës gjenden ishujt Larak të Iranit dhe Jazirat Salaman të Omanit. Largësia midis tyre nuk kalon ±39km, por rreth 21 km kanë thellësinë(±70m)për lundrimin e anijeve. Për të anashkaluar lundrimin në Ngushticën e Hormuzit janë ndërtuar naftësjellësa dhe gasjellësa, por ato sigurojnë prurje të kufizuar dhe kosto të lartë. Projekte alternative për të anaskaluar ose zëvëndësuar Ngushticën Hormuzit nuk ka..
TRE VARIANTE PWR ZWVENDËSIMIN E NGUSHTICWS HORMUZIT.
Waterwaysengineers kanë projektuar tre variante për të zëvëndësuar ose anashkaluar Ngushticën e Hormuzit.
VARAINTI PARË. (Kostua e ndërtimit max.V=±150 miliard $.Kohëzgjatja e ndërtimit T=18 Muaj L=30 km).
1.Varianti, parashikon lundrimin e anijeve në fiordet e gadishullit Musandam, duke u shmangur 40-60 km nga Ngushtica e Hormuzit, dhe duke kursyer edhe ±40-60 km rrugë detare. Hyrja/Dalja e Anijeve nga ana e Gjirit Persik gjendet 40 km larg qëndrës Ngushticës Hormuzit dhe rreth 80 km larg Ishullit Greater Tunb të Iranit. Për kalimin e anijeve në formacionet e gadishullit Musandam, ka disa variante.
VARIANTI DYTË. (Kostua e ndërtimit V=±250 miliard$ …Kohëzgjatja e Ndërtimit T= 3 Vjet L= 60 km).
2.Varianti Dytë parashikon ndërtimin e nji kanali të ri detar në teritorin e Emiratet e Bashkuara Arabe, duke lidhur direkt gjirin e Omanit me Gjirin Persik, duke u shmangur 100-120 km, Hyrjen dhe Daljen e kanalit të ri, nga qëndra e Ngushticës ë Hormuzit, dhe duke kursyer edhe 120-140 km rrugë detare, në krahasim me rrugën egzistuese
3.Kanali maritim është një vepër e thjeshtë hidroteknike, ndërtohet me seksionet trapezoidal ose retangolar, në varësi të terrenit,Thellësia Lartësia max e gërmimit arrin h=±300m,nuk ka shpronësime urbane . Projekti është siguruar nga ana juridike.Variati dytë është më rentable, më funksional dhe më mjedisor.
4.VARIANTI TRETË. Projekti perspektiv parashikon udhëtimin e anijeve, Det-Tokë-Det, në teritorin e EAU. Anijet do të udhëtojnë ose Vetë lëvizin si gjithë mjetet e tjera rrugore, por me shpejtësi të ulët. Forcat elektrike, elektromekanike, ose E/Manjetike Inductrack-III-.do të sigurojnë udhëtimin. Kjo ësht një lëvizje e re në sistemin e trasportit botëror. Projekti do të trajtohet në artikullin:”Lëvizja e anijeve Det-Tokë-Det.Për Anije 5000-10000- 50000-100 000 Ton, projekti duhet të fillojë me emergjencë eksperimentet, provat, modelimet.
5.SHËNIM…Mesapotamia dhe Ngushtica e Hormuzit, janë pjesë organike e Gadishullit Arabik. Prandaj Fig*A. është vendosur në artikullin e Kanalit Mesapotamisë dhe artikullin e Ngushicës Hormuzit.






















