Si do të llogariten tarifat për B&B dhe bujtinat?
Bazuar në vendimin ekzistues nr. 158, datë 26.12.2019, këto janë skemat e reja që do të aplikohen:
Tarifa e pastrimit:
• Xhiro 0 – 2 milionë lekë: 5,750 lekë në vit
• Xhiro 2 – 8 milionë lekë: Tarifë fikse 11,500 lekë + 1,150 lekë për çdo dhomë
• Xhiro mbi 8 milionë lekë: Tarifë fikse 34,500 lekë + 1,725 lekë për çdo dhomë
• Bizneset VIP: Tarifë fikse 69,000 lekë + 2,900 lekë për dhomë
Taksa e përkohshme për infrastrukturën arsimore:
• Xhiro 0 – 2 milionë lekë: 2,500 lekë në vit
• Xhiro 2 – 8 milionë lekë: 4,000 lekë në vit
• Xhiro mbi 8 milionë lekë: 17,000 lekë në vit
• Bizneset VIP: 32,000 lekë në vit
Shembull konkret:
Një B&B me 5 dhoma dhe xhiro 3 milionë lekë, do të paguajë:
• Tarifë pastrimi: 11,500 + (5 x 1,150) = 17,250 lekë
• Taksa për infrastrukturën arsimore: 4,000 lekë
• Totali vjetor: 21,250 lekë
Për depot farmaceutike:
Tashmë nuk do klasifikohen si “shitje me pakicë” por si shitje me shumicë (kategoritë: magazina, dyqane, depo farmaceutike, etj.)
Për shërbimet si: marangozë, këpucarë, rrobaqepës, floktarë, orëndreqës — shtohen edhe bojaxhinjtë dhe hidraulikët, por theksohet se nuk klasifikohen si biznese ndërtimi.


















