Studime në Kanada/ Ja procedurat dhe mënyrat e aplikimit në universitet kryesore

489
Sigal

Procedurat, mënyrat e aplikimit, Universitetet kryesore

 Arsimi në Kanada
1- Sistemi i arsimimit Akti konstitucional i Kanadasë, i vitit 1867, u jep provincave
ekskluzitetin në juridiksionin arsimor. Legjislaturat provinciale dhe territoriale kanë krijuar strukturat dhe institucionet e tyre të edukimit, duke krijuar 13 sisteme arsimimi me disa ngjashmëri dhe ndryshime. Përgjegjësitë në lidhje me arsimin i është ngarkuar me legjislacion departamenteve të Ministrisë së Arsimit. Duhet thënë se shumë agjensi publike apo private krijojnë mundësi të ndryshme për këshillim, kërkim dhe informacion mbi arsimin

2.- Strukturat
Strukturat bazë të sistemit arsimor provincial apo territorial janë të ngjashme. Secila ka 3 ndarje: a) Fillore, b) E mesme, c) E lartë, megjithatë gradat ku çdo nivel fillon dhe mbaron, ndryshojnë. Cikli i shkollës fillore dhe të mesme shkon deri më 12 vjet, duke
përjashtuar Kebekun ku këto dy faza zgjasin 11 vjet. Shkolla e lartë mund të kryhet në institucione private apo shtetërore, të cilat mund të jenë të njohura, të regjistruara ose të liçensuara nga qeveria, ose mund të mos jenë të ligjshme. Këto universitete
lëshojnë, grada, diploma, çertifikata të ndryshme, kjo në varësi të natyrës apo llojit të institucioneve ose kohëzgjatjes së programeve.

3- Statistika të studentëve në përgjithësi më shumë se 1.2 milion kanadezë (dhe të huaj), janë të rregjistruar në sistemin me kohë të pjesëshme ose të plotë në universitete dhe kolegje të ndryshme.
Në vitin 2002 është raportuar se rreth 684.000 studentë ndjekin sistemin me kohë të plotë dhe 271.000 mijë studentë ndjekin atë me kohë të pjesëshme në universitetet e Kanadasë. Ndërsa përsa i përket kolegjeve, rreth 2,5 milionë studentë janë të
regjistruar në këto kolegje nga të cilët 900.000 mijë janë me kohë të plotë dhe pjesa tjetër me kohë të pjesëshme.

4- Programet
Dihet se tashmë në Kanada si në çdo shtet të zhvilluar të botës, gradat, që ofrohen janë në 3 nivele: a)-diplomë, b)-master, c)-doktoraturë.
Në përgjithësi, ka universitete që ofrojnë diploma dhe çertifikata, të cilat kërkojnë jo më shumë se 1 ose 2 vjet studime në një disiplinë të caktuar. Megjithatë këto programe ndryshojnë shumë nga një institucion në tjetrin si dhe nga një provincë në tjetrën.
Një diplomë e klasit të parë ose e thjeshtë zakonisht kërkon jo më shumë se 3 ose 4 vjet studim, kjo në varësi të provincave ose programit nëse është i përgjithshëm ose i specializuar. Masteri kërkon jo më shumë se 2 vjet pasi të kesh marrë diplomën e
thjeshtë. Ndërsa përsa i përket doktoraturës, ajo kërkon 3 deri në 5
vjet studim dhe kërkim, të cilat janë kërkesat normale për një
doktoraturë. Disa profesione si: mjekësia, avokatia, mësuesia, punët sociale etj,
kërkojnë rreptësisht pasjen e një liçensë që të ushtrosh profesionin.

5- Pse të studjosh në Kanada?
Arsyet janë:
1.      Arsimim i njohur në mbarë botën,
2.      I vlerësuar, i suksesshëm,
3.      Komb dygjuhësh,
4.      Kulturë e gjerë, dhe mikpritëse,
5.      Një vend i sigurt për të studjuar,
6.      Mundësi punësimi etj.

UNIVERSITETET NË KANADA

1- UNIVERSITETI I TORONTOS.

Universiteti i Torontos u themelua si kolegj në vitin 1827 dhe është zhvilluar vazhdimisht duke u kthyer në një institucion gjigand të edukimit. Tashmë ai përbëhet nga tre godina: Scarborough, Erindale dhe St.George. Ky universitet është institucioni më i rëndësishëm i Kanadasë, i cili ka fituar një reputacion ndërkombëtar për kërkimet e
tij. Universiteti i Torontos ka në përbërje të tij studentë e të punësuar dhe ofron një mori kursesh cilësore, më të mirat nga gjithë universitetet e tjera të Kanadasë. Fakulteti i Arteve dhe Shkencave përbën zemrën e universitetit, si dhe numrin më të madh të studentëve. Edukimi i studentëve në profesionet e tyre ka qënë gjithmonë pjesë e
rëndësishme e roleve të universitetit. Insistimi i stafit të universitetit në rëndësinë e kërkimeve në të gjitha disiplinat e kanë bërë atë qëndrën më të madhe të diplomimit në Kanada. Në fusha të ndryshme ai ka nxjerrë pjesën më të madhe të doktoraturave kombëtare. Cilësia dhe shkallët e programeve si: diplomë e klasit të parë,
diplomë normale dhe diplomë profesionale, tërheqin studentët në
shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare. Për të mbështëtur mësimdhënien
dhe kërkimin, Universiteti ka krijuar një librari e cila është
konsideruar si më e madhja në Kanada dhe jo vetëm kaq, por dhe më e
mira në botë. Në ambientet e tij ka shumë laboratorë dhe pajisje që
ndihmojnë procesin e kërkimit, të cilat përdoren jo vetëm nga
Universiteti i Torontos, por edhe nga anëtarë të universiteteve të
tjera kanadeze.

MUNK CENTRE.
Qendra “Munk” për Studimet Ndërkombëtare është një lider ndërkombëtar
në kërkimet akademike të disiplinës për rezultatet globale. Kjo qendër
i integron kërkimet me një mësim të pasur dhe programe publike
edukimi. Veprimtaria e saj përqëndrohet në parashikimin dhe shkëmbimin
e ideve e kërkimeve midis sektorit publik, privat dhe atij vullnetar.

2- York University
Universiteti York (York University) është lider në Kanada për edukimin
dhe kërkimin ndërkombëtar, si dhe për bashkëpunimin me institucionet
ndërkombëtare. Ky universitet ju krijon mundësinë dhe ju jep shansin
studentëve për të zgjeruar njohuritë e tyre globale dhe aftësitë e
tyre në të gjitha fushat.
Universiteti York ofron:
– Çmime dhe dekorata – Programe akademike
– Qendra kërkimi – Eksperienca
– Simpoziume ndërkombëtarizimi – Marrëdhënie ndërkombëtare
– Kurse gjuhësh – Bashkëpunim

* Misioni
Misioni i Universitetit York është angazhimi, paralajmërimi,
kontaktimi i ideve të reja për të vetmen arsye, që është zgjerimi i
njohurive. Ata premtojnë përsosmërinë në kërkimin dhe mësimdhënien e
pastër, këto arritje janë të aplikuara në të gjitha fushat
profesionale që ofron. Ata testojnë kufijtë dhe strukturat e dijes,
duke kultivuar një intelekt të pasur. Duke qenë pjesë e Torontos, ky
universitet është dinamik, metropolitan dhe multikulturor. Ndërsa si
pjesë e Kanadasë ai inkurajon studimin në të dyja gjuhët, si dhe
vlerëson tolerancën dhe diversitetin.
Universiteti York-ut është i hapur për botën e jashtëme, duke
eksploruar shqetësimet botërore.
Ai ka si traditë të tij shpikjen dhe krijimin.
Për më shumë informacion kontaktoni në: niversitetet nw Kanadawww.Yorku.ca.

3- University of Waterloo
Universiteti i Waterloo-së, është një institucion publik, që mirëpret
studentë nga e gjithë bota. Ky universitet i vendosur në Waterloo,
Ontario, Kanada, u themelua në vitin 1957. Sot ai ka 25.000 studentë
që studjojnë në gjashtë fakultete si: Mjekësi, Art, Inxhinieri,
Matematikë, Shkencë dhe Zhvillim.
Jo vetëm kaq, por ai ka dhe 5 shkolla të tjera profesionale si
ekonomist llogaritar, arkitekturë, shkenca kompjuterike, planifikim
dhe farmaci që është në hapje e sipër.
Në një rang të lartë qëndrojnë dhe kërkimet e ndryshme të ndihmuara
nga 34 qendra dhe institute kërkimi.
Universiteti ka një varietet skuadrash sportive dhe shumë klube studentësh.
Waterloo-ja është bërë i famshëm edhe për faktin se është i pari
universitet që aplikoi edukimin bashkëpunues, i cili është një program
që përfshin edhe studimin edhe punën e përkohëshme, në mënyrë të tillë
që të formojë studentë me eksperiencë në praktikë.
Gjithashtu, ky universitet gjen mbështetjen e plotë për t’u pajisur me
të gjitha mjetet e nevojshme gjatë kërkimeve me kompani të ndryshme.
Historia e Universitetit të Waterloo-së fillon në vitin 1957, kur
presidenti Gerald Hagey, mblodhi mësues inxhinierie dhe shkencash, dhe
filloi orët e para të mësimit po në këtë vit. Pas pas tre vjetësh,
Universiteti i Ëaterloo-s krijoi fakultetin e arteve, dhe studentët e
artit u bashkuan me studentët e tjerë në një kampus të ri.
Në vitin 1967, Waterloo krijoi një fakultet të ri matematike, i cili
tashmë njihet se është më i madhi në botë.
Në vitin 1960 u krijua fakulteti i mjeksisë dhe më 1969 ai i studimeve
të disiplinës së kërkim zhvillimit.
Në vitin 2004 fakulteti i arkitekturës lëvizi prej andej për të
përmirësuar më shumë kushtet dhe për t’u dhënë më shumë mundësi
studentëve.
Duke filluar që nga viti 2007, universiteti dhe qyteti Kitchener janë
duke ndërtuar një kampus shëndetësie, duke përfshirë dhe shkollën e re
të farmacisë.
Ky Universitet tërheq studentët më të aftë anembanë Kanadanë dhe është
i njohur si një nga universitetet më të mira të Kanadasë.

4- McGill University (Universiteti McGill)

–       Misioni
Misioni i Universitetit McGill është të ndihmojë në avacimin nëpërmjet
të mësuarit dhe të studiuarit, si dhe t’i shërbejë shoqërisë duke
ofruar shumë mundësi për studentët dhe edukimin më të mirë të
mundshëm.
E gjithë kjo e bërë sipas standarteve më të larta dhe në të mirë të shoqërisë.

–       Motoja:
-Çdo gjë arrihet dhe zhvillohet vetëm me punë.

–       Karta e organizimit
Administrimi i universitetit McGill përbëhet nga të dyja pozicionet
qoftë si akademik dhe ai administrativ, të ngarkuar me menaxhimin e
veprimeve apo operacioneve ditore të universitetit.
Trupat qeverisëse të universitetit prodhojnë një udhëheqje strategjike
duke siguruar vlefshmërinë e këtij sistemi si në marrjen e vendimeve
ashtu dhe në raportimin e tyre.
Modeli i qeverisjes së universitetit McGill përfshin edhe bordin e
qeverisjes edhe atë të senatit.
I vendosur në këmbët e Mont Royal, universiteti McGill ka origjinën e
tij nga James McGill, një shitës lëkurësh, i cili shpenzoi pasurinë e
tij për të ngritur në këmbë dhe për t’i dhënë jetë universitetit që do
të mbante emrin e tij McGill.
I themeluar në vitin 1821, ky universitet kaloi fazat e tij të rritjes
dhe zhvillimit me të bukurat dhe peripecitë e tij.
Sot Universiteti McGill konsiderohet si një nga universitetet më të
njohur dhe më të suksesshëm për sa i përket kërkimeve intensive.
Në vitin 2003, Heather Munroe-Blum u bë drejtuesja e 16 e McGill-it
dhe nën udhëheqjen e saj, Universiteti McGill ka rritur reputacionin
si një nga universitetet më të mëdhenj në botë, i shkëlqyer në
cilësinë e kërkimeve, edukimit, dhe shërbimit ndaj komunitetit.