Zhduket 22-vjeçarja me dy fëmijët e mitur, e ëma vendos në alarm policinë e Tiranës

125
Sigal

Një 22-vjeçare, nënë me fëmijë të mitur, është larguar nga banesa ku jetonte dhe është shpallur në kërkim.

Alarmin në polici e ka ngritur nëna e saj.

Një 44-vjeçare ka bërë denoncim në komisariat ku ka treguar se e bija është larguar pa gjurmë nga banesa bashkë me fëmijët e saj të mitur.

“Më datë 12.06.2022, shtetasja M. F., 44 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa vajza e saj, shtetasja E. F., 22 vjeçe, së bashku me fëmijët e saj të mitur. Punohet për gjetjen e tyre. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njoftoi policia.