“Llamarina e serbatorit ishte e hapur”, bashkëjetuesja e 27-vjeçarit që iu bë atentat: Aleksandri nuk u shqetësua. Të nesërmen…

141
Sigal

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati që iu bë Aleksandër Sadikaj në Tiranë.Dëshmon  bashkëjetuesja e viktimës e cila ka treguar se Sadikaj kishte vë re një problem në serbatorin e makinës.

27-vjeçari kishte konstatuar një dëm serbatorin e makinës, por që nuk i kishte kushtuar rëndësi.

Ndërsa miqtë të tij kanë deklaruar se ai nuk ruhej. Ndërsa në banesën e tij gjatë kontrollit nga policia janë gjetur shumë mjete të paligjshme.

“Ajo ka thënë se me Aleksandërin ka darkuar në një restorant në afërsi të Tiranës së re rreth orës 23:20. Ajo bashkëjeton me të prej tri vitesh, pasi kanë darkuar kanë zbritur dhe kanë marrë automjetin ku edhe janë nisur në banesën e tyre.

Kur kanë parkuar automjetin Sadikaj ka konstatuar se llamarina e serbatorit ishe e hapur, por Aleksandri nuk është shqetësuar dhe ka shkuar e ka mbyllur vetë llamarinë që të mos e linte të hapur gjatë natës.

Të nesërmen në mëngjes para se të ndodhte ngjarja thotë se është larguar për në punë dhe Aleksandërin e ka lënë në gjumë dhe më vonë ka mësuar se ka mësuar për ngjarjen e ndodhur.”, ka thënë ajo.